Në sesionet informuese të mbajtura në Gjakovë, Pejë, Kolasin dhe Ulqin, të organizuar me qëllim prezantimin e Thirrjes së Dytë për dërgimin e projekt-propozimeve në kuadër të IPA Programit të bashkëpunimit ndërkufitar të Malit të Zi dhe Kosovës, u njoftua se më shumë se dy milionë euro janë në dispozicion të përfituesve potencialë për projekte të përbashkëta të Malit të Zi dhe Kosovës në fushën e punësimit dhe turizmit.
“Shuma indikative e fondeve të cilat janë në dispozicion për Thirrjen e Dytë, e cila është e hapur për dërgimin e projekt-propozimeve deri më 15 prill 2019, është 2.04 milion euro dhe përfituesit potencialë mund të konkurojnë me projekte brenda prioriteteve tematike të lidhura me punësimin, mobilitetin e punës dhe përfshirjen sociale dhe kulturore përgjatë kufirit, si dhe me promovimin e turizmit, trashëgimisë kulturore dhe natyrore “, u theksua në sesionet informuese.
Gjatë sesioneve informuese u vlerësua se IPA Programi i bashkëpunimit bdërkufitar Mali i Zi-Kosovë 2014-2020 paraqet një mundësi të madhe për bashkëpunim dhe shkëmbim të përvojave dhe se bashkëpunimi i mirë mes dy vendeve rezultoi në kontraktimin e shtatë projekteve me një vlerë totale prej 2.3 milion euro në kuadër të Thirrjes së Parë për dorëzimin e projekt propozimeve. Ngjarjet e tilla janë një mundësi e mirë për të përmirësuar kapacitetet e institucioneve shtetërore, të sektorit civil dhe të vetëqeverisjeve lokale për drejtimin e projekteve përmes arsimit.
Përfaqësueset e Ministrisë së Financave, si Autoritetit Kontraktues i këtij Programi, prezantuan dhe informuan pjesëmarrësit e sesioneve informuese me rregullat e aplikimit në kuadër të Thirrjes së Dytë për dërgimin e projekt-propozimeve. Sesionet Informuese janë organizuar nga Zyra për Integrime Evropiane të Malit të Zi në bashkëpunim me Drejtorinë për Financimin dhe Kontraktimin të Asistencës së BE-së nga Ministria e Financave e Malit të Zi dhe Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal e Republikës së Kosovës, nën mbështetjen e Sekretariatit të Përbashkët Teknik të Programit. Në sesionet informuese morën pjesë mbi 150 pjesëmarrës, të cilët ishin përfaqësues të institucioneve publike, qeverive lokale, institucioneve arsimore, shoqërisë civile dhe mediave.