Home / Njoftime / 3.2 milionë euro mbështetje nga Bashkimi Evropian për 10 projekte ndërkufitare për programin mes Malit të Zi dhe Kosovës

3.2 milionë euro mbështetje nga Bashkimi Evropian për 10 projekte ndërkufitare për programin mes Malit të Zi dhe Kosovës

Ceremonia solemne e ndarjes së granteve të projekteve të kontraktuara në kuadër të Thirrjes së 3-të për dërgminin e projekt-propozime të IPA programit të bashkëpunimit ndërkufitarë Mal i Zi – Kosovë 2014-2020 është organizuar në Pejë nga Ministria për Administrimin e Pushtetit Lokal të Republikës së Kosovës në bashkëpunim të ngushtë me Strukturën Operative të Malit të Zi, ku u prezantuan dhe u promovuan projektet e përzgjedhura në kuadër të kësaj thirrje të Programit. Publiku pati mundësinë të informohej për 10 projekte të kontraktuara, si dhe u prezantuan në detaje statistikat e rezultateve të procesit të vlerësimit.

 

 

Ministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal i Republikës së Kosovës, z. Elbert Krasniqi, përshëndeti të gjithë pjesëmarrësit e ngjarjes dhe shprehu kënaqësinë e tij që Kosova dhe Mali i Zi bashkërisht po finalizojnë një proces të suksesshëm të IPA Programit të bashkëpunimit ndërkufitar i cili është duke lëvizur drejt fazës së mbylljes. Ai theksoi se marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe bashkëpunimi rajonal përbëjnë parakushtet kryesore për anëtarësim, ndërsa forcimi i bashkëpunimit ndërshtetëror dhe ndërkufitar përbën premisën kryesore të zhvillimit social dhe ekonomik.

 

 

Ai tha se bashkëpunimi ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi në kuadër të IPA fondeve ka filluar në vitin 2011 dhe se dy vendet kanë punuar së bashku në kuadër të IPA II Programit në drejtim të rritjes së punësimit, mbrojtjes së mjedisit, promovimit të turizmit dhe trashëgimisë kulturore dhe natyrore. Ai falënderoi kolegët nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, Struktura Operative e Malit të Zi, Autoriteti Kontraktues pranë Ministrisë së Financave në Mal të Zi, stafin e Sekretariatit të përbashkët Teknik të programit dhe përfaqësuesit e BE-së për punën, ndihmën dhe mbështetjen e tyre në arritjen e qëllimeve të këtij Programi. Ai tha se 10 projekte me vlerë 3.2 milionë euro janë kontraktuar në kuadër të Thirrjes së tretë në kuadër të IPA programit të bashkëpunimit ndërkufitarë Mal i Zi – Kosovë dhe përfituesve të projektit u uroi zbatim të suksesshëm të projekteve të tyre.

 

 

Të pranishmit në emër të Ministrisë së Çështjeve Evropiane dhe Strukturës Operative të Malit të Zi i përshëndeti z. Miodrag Rashoviq, ushtrues detyre i sekretarit të Ministrisë së Çështjeve Evropiane të Malit të Zi. Ai theksoi se puna e suksesshme e deritanishme në këtë Program nuk do të ishte e mundur pa bashkëpunimin e mirë dhe cilësor të Ministrisë së Çështjeve Evropiane dhe Ministrisë së Financave të Malit të Zi dhe Strukturës Operative të Kosovës, Ministrisë së administrimit të pushtetit lokal së Republikës së Kosovës, Delegacionit të Bashkimit Evropian dhe Sekretariatit të Përbashkët Teknik. Ai shprehu kënaqësinë që po shenohet fillimi i projekteve të reja, duke thënë se 29 organizata dhe institucione partnere nga Mali i Zi dhe Kosova do t’i zbatojnë aktivitetet e tyre në 19 komuna të zonës së Programit. Ai tha se bashkëpunimi i suksesshëm ndërkufitar mes dy vendeve ka filluar në vitin 2011 gjatë perspektivës financiare IPA 2011-2013, ku janë realizuar me sukses 9 projekte me vlerë totale prej gati 1.6 milionë euro dhe se në kuadër të programit IPA II janë kontraktura deri më tani 23 projekte me vlerë totale prej mbi 7 milionë eurosh në fushat e punësimit, mobilitetit të fuqisë punëtore dhe përfshirjes sociale dhe kulturore, mbrojtjes së mjedisit dhe turizmit. Ai shtoi se do të kontraktohet edhe një projekt nga lista rezervë, i cili do të rrisë përqindjen e kontraktimit në gati 100%. Në fund ai tha se në periudhën e ardhshme do të jenë në dispozicion fonde shtesë mbi 8 milionë për përfituesit në kuadër të programit IPA III.

 

 

Znj. Jelena Davidović, ushtruese e detyrës së shefes së Drejtorisë për Financa dhe Kontraktim të Fondeve të Asistencës së BE-së (CFCU) në Ministrinë e Financave të Malit të Zi njoftoi se projektet e përzgjedhura kontribuojnë në arritjen e qëllimeve të Programit dhe se në realizimin e tyre do të përfshijë angazhimin e përbashkët të institucioneve dhe organizatave të shumta. Ajo theksoi rëndësinë e fondeve ndërkufitare të Bashkimit Evropian që kontribuojnë në një cilësi më të mirë të jetës së qytetarëve që jetojnë në zonën e programit. Ajo po ashtu theksoi se ka pasur shumë interes nga aplikantët për këtë thirrje dhe se janë kontraktuar 10 projekte me vlerë 3.2 milionë euro dhe se pritet të kontraktohet edhe një projekt. Gjithashtu, ajo përgëzoi të gjithë përfituesit e projekteve dhe u uroi realizim të suksesshëm të projekteve.

 

 

Zëvendës shefi i Seksionit për Bashkëpunim në Zyren e Bashkimit Evropian në Kosovë, z. Alessandro Biancarrdi, deklaroi se veprimet ndërkufitare kanë qenë gjithmonë vendimtare në mbështetjen e përpjekjeve zhvillimore të popullatës lokale për korrigjimin e pabarazive dhe trajtimin e pabarazive territoriale. Ai vlerësoi bashkëpunimin ndërmjet Malit të Zi dhe Kosovës dhe tha se ky program ndërkufitar synon të gjejë zgjidhje të përbashkëta për sfidat e përbashkëta, në mënyrë të qëndrueshme. Ai tha se 10 projekte të kontraktuara do të kontribuojnë prioriteteve të BE-së dhe prioriteteve të vendeve si tranzicioni i gjelbër, punësimi dhe përfshirja sociale, si dhe zhvillimi i turizmit dhe trashëgimisë kulturore. Ai theksoi se KE monitoron ndikimin e projekteve ndërkufitare në zhvillimin e rajonit ndërkufitar dhe përmirësimin e standardit të jetesës së popullatës në zonën e programit.

 

 

Në pjesën e dytë të ceremonisë, pas fjalëve hyrëse, shefje e SPT-së, znj. Sanja Todoroviq prezantoi shkurtimisht të gjithë procesin e Thirrjes së 3-të për dërgimin e projekt-propozime duke filluar nga publikimi i saj dhe informoi të pranishmit për të gjithë afatin kohor të aktiviteteve që janë bërë nga strukturat e Programit me qëllim informimin, zhvillimin e kapaciteteve të aplikantëve të mundshëm përpara dhe pas publikimit të Thirrjes. Në kuadër të pjesës së tretë të ceremonisë, projektet e përzgjedhura në kuadër të Thirrjes së 3-të për dërgimin e projekt-propozime në kuadër të IPA BNK programit Mal i Zi – Kosovë 2014-2020 u prezantuan nga përfituesit e projektit dhe në fund të ceremonisë u shfaq për herë të parë në Pejë filmi dokumentar me metrazh të shkurtër promovues i quajtur “Promovimi i eko-turizmit në territorin e Malit të Zi, Shqipërisë dhe Kosovës”.