Home / CARES – Veprimet ndër-kufitare në Sektorin e Shëndetit Riprodhues

CARES – Veprimet ndër-kufitare në Sektorin e Shëndetit Riprodhues

Përfituesit nga granti:

Granti total i BE: 249,107.00 €

Vlera totale e projektit: 293,171.44 €

Kohëzgjatja e projektit: 18 muaj

Rezultatet e pritura të projektit:

  • Përmirësimi i kapaciteteve të qendrave shëndetësore dhe cilësisë së shërbimeve të shëndetit riprodhues;
  • Informimi i popullatës së përgjithshme me theks në grupet e rrezikuara sociale në zonën e synuar lidhur me rëndësinë e mbrojtjes së shëndetit riprodhues;
  • Realizimi i fushatës së ekzaminimeve të organizuara parandaluese;
  • Përmirësimi i bashkëpunimit ndërkufitar në aspektin e përmirësimit të shëndetit riprodhues.

Grupet e synuara (targetuara):

  • Femrat e zonës së synuar;
  • Femrat e papunësuara;
  • Femrat që u përkasin pakicave;
  • Femrat nga zonat rurale;
  • OJQ-të që merren me çështjen e femrave;
  • Femrat e reja dhe rinia;
  • Qendrat shëndetësore;
  • Të punësuarit në qendrat shëndetësore;
  • Rreth 10% e popullsisë në zonën e synuar e informuar nëpërmjet fushatës për informimin publik (përafërsisht 38500 njerëz).

Zona e projektit:

  • Mal i Zi: Andrijevicë, Berane, Bijelo Polje, Guci, Petnjicë, Plavë, Kolashin, Mojkovac, Rozhajë.
  • Kosovë: Pejë, Istog, Klinë, Deçan, Gjakovë.

Ndikimi i projektit:

Projekti do të ndikoj në shëndetin e përgjithshëm dhe mirëqenien e popullsisë nëpërmjet përmirësimit të shëndetit riprodhues të femrave në zonën e synuar. Ndikimi do të arrihet nëpërmjet përmirësimit të cilësisë të shërbimeve shëndetësore, rritjes së vetëdijes për rëndësinë e kontrolleve të rregullta preventive dhe krijimit të shprehisë së parandalimit si dhe bashkëpunimi ndërkufitar.