Home / Njoftime / “CARES – Veprimet ndërkufitare në sektorin e shëndetit riprodhues” – project i ri lidhur me mirëmbajtjen e shëndetit riprodhues

“CARES – Veprimet ndërkufitare në sektorin e shëndetit riprodhues” – project i ri lidhur me mirëmbajtjen e shëndetit riprodhues

Më 1 mars të vitit 2019, FORS Montenegro filloi me zbatimin e një projekti të ri “CARES – Veprimet ndërkufitare në sektorin e shëndetit riprodhues” me qëllim të përmirësimit të cilësisë së shërbimeve në sektorin e shëndetit riprodhues dhe sensibilizimit të populates mbi rëndësinë e parandalimit dhe mirëmbajtjes së shëndetit riprodhues.

 

Projekti tetëmbëdhjetë mujor do të zbatohet në Mal të Zi dhe Kosovë dhe aktivitetet kryesore përfshijnë prokurimin e pajisjeve për qendrat shëndetësore të përfshira në projekt, organizimin e kontrolle parandaluese, fushatën ndërgjegjësuese lidhur me shëndetin riprodhues, publikimet mbi këto tema, një konferenca ndërkufitare, etj.

 

Projekti realizohet në partneritet me organizatën Qendra Evropiane për Çështje të Pakicave nga Kosova. Rajoni i synuar përfshin komunat Andrijevicë, Berane, Bijello Pole, Guci, Petnjicë, Plavë, Kollashin, Mojkovac dhe Rozhajë në Mal të Zi dhe komunat Peja, Istog, Klinë, Deçan dhe Gjakovë në Kosovë.

 

Projekti financohet nga Bashkimi Evropian përmes Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar Mali i Zi-Kosovë 2014-2020.

 

Burimi: FORS Montenegro