Home / Njoftime / Ditë informuese/Forumi për kërkimin e partnerëve të planikifiuar në Pejë më 27 dhjetor 2018

Ditë informuese/Forumi për kërkimin e partnerëve të planikifiuar në Pejë më 27 dhjetor 2018

Në kuadër të aktiviteteve përgatitore që zbatohen para publikimit të Thirrjes së Dytë për dërgimin e projekt-propozime, Sekretariati i Përbashkët Teknik në bashkëpunim me Strukturat Operative të dy vendeve pjesëmarrëse (Zyra për Integrimin Evropian, Ministria e Financave – Drejtoria për Financimin dhe Kontraktimin e Asistencës së BE-së dhe Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal të Republikës së Kosovës ju fton të merrni pjesë në Ditët informuese/Forumet për kërkimin e partnerëve në kuadër të IPA Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar Mali i Zi – Kosovë 2014-2020.

 

Vendi i organizimit të evenimentit do të publikohet më vonë.

 

Evenimenti do të mbahet në dy seanca. Gjatë sesionit të parë, pjesëmarrësit do të informohen mbi Programin e Bashkëpunimit Ndërkufitar Mal i Zi – Kosovë 2014-2020, parimet e partneritetit ndërkufitar dhe paketën e aplikimit. Gjatë sesionit të dytë, pjesëmarrësit do të marrin pjesë në punëtoritë tematike në përputhje me prioritetet tematike të programit. Kjo do të mundësojë lidhjen e partnerëve të mundshëm të projektit, të cilët do të shkëmbejnë dhe diskutojnë mbi idetë e projektit. Ju lutem që në Formularin e Regjistrimit të caktoni punëtorinë/grupin në të cilën dëshironi të merrni pjesë.

 

Gjithashtu, ju mund të prezentoni institucionin/organizatën tuaj gjatë Forumit, përmes materialeve promovuese, siç janë fletëpalosja, broshura etj.

 

Nëse dëshironi të merrni pjesë në forum Ju lutemi konfirmoni pjesëmarrjen e organizatës/institucionit tuaj në trajnim duke na dërguar formularin e plotësuar të regjistrimit në e-mail adresën gazmir.raci@jts-mne-alb-mne-kos.org  deri me datë 21 dhjetor 2018 në ora 15:00.

 

Klikoni këtu për të shkarkuar agjenden.

Klikoni këtu për të shkarkuar formularin e regjistrimit.