Home / Njoftime / Ditë informuese/Forumi për kërkimin e partnerëve të planikifiuar në Podgoricë më 11 janar 2019

Ditë informuese/Forumi për kërkimin e partnerëve të planikifiuar në Podgoricë më 11 janar 2019

Në kuadër të aktiviteteve përgatitore që zbatohen para publikimit të Thirrjes së Dytë për dërgimin e projekt-propozime, Sekretariati i Përbashkët Teknik në bashkëpunim me Strukturat Operative të dy vendeve pjesëmarrëse (Zyra për Integrimin Evropian, Ministria e Financave – Drejtoria për Financimin dhe Kontraktimin e Asistencës së BE-së dhe Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal të Republikës së Kosovës ju fton të merrni pjesë në Ditët informuese/Forumet për kërkimin e partnerëve në kuadër të IPA Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar Mali i Zi – Kosovë 2014-2020.

 

Dita informuese/Forumi për kërkimin e partnerëve do të mbahet ne Hotel Ramada (Blv Save Kovacevica 74, Podgorica 81000) më datë 11 janar të vitit 2019, duke filluar nga ora 11.30.

 

Evenimenti do të mbahet në dy seanca. Gjatë sesionit të parë, pjesëmarrësit do të informohen mbi Programin e Bashkëpunimit Ndërkufitar Mal i Zi – Kosovë 2014-2020, parimet e partneritetit ndërkufitar dhe paketën e aplikimit. Gjatë sesionit të dytë, pjesëmarrësit do të marrin pjesë në punëtoritë tematike në përputhje me prioritetet tematike të programit. Kjo do të mundësojë lidhjen e partnerëve të mundshëm të projektit, të cilët do të shkëmbejnë dhe diskutojnë mbi idetë e projektit. Ju lutem që në Formularin e Regjistrimit të caktoni punëtorinë/grupin në të cilën dëshironi të merrni pjesë.

 

Gjithashtu, ju mund të prezentoni institucionin/organizatën tuaj gjatë Forumit, përmes materialeve promovuese, siç janë fletëpalosja, broshura etj.

 

Nëse dëshironi të merrni pjesë në forum Ju lutemi konfirmoni pjesëmarrjen e organizatës/institucionit tuaj në trajnim duke na dërguar formularin e plotësuar të regjistrimit në e-mail adresën gazmir.raci@jts-mne-alb-mne-kos.org.

 

Klikoni këtu për të shkarkuar agjenden.

Klikoni këtu për të shkarkuar formularin e regjistrimit.