Home / Njoftime / Ditët Informuese për aplikantët potencialë nga Kosova në kuadër të Ipa programeve të bashkëpunimit ndërkufitar Mal i Zi – Kosovë të planikifiuara në janar të vitit 2021

Ditët Informuese për aplikantët potencialë nga Kosova në kuadër të Ipa programeve të bashkëpunimit ndërkufitar Mal i Zi – Kosovë të planikifiuara në janar të vitit 2021

Në kuadër të aktiviteteve promovuese dhe përgatitore që zbatohen para publikimit të Thirrjeve të treta për dërgimin e projekt-propozimeve, Sekretariati i Përbashkët Teknik, në bashkëpunim me Strukturat Operative (Zyra për Integrime Evropiane e Malit të Zi, Ministria e Financave e Malit të Zi– Drejtoria për Financimin dhe Kontraktimin e Asistencës së BE-së E (CFCU), dhe Ministria e Pushtetit Lokal të Republikës së Kosovës) po ju ftojnë të merrni pjesë në ditët e informuese të organizuara në kuadrin e IPA Programit të të bashkëpunimit ndërkufitarë Mal i Zi – Kosovë 2014-2020.

 

Duke marrë parasysh masat shëndetësore në lidhje me pandeminë COVID-19, dita informuese do të organizohet përmes on-line MS Teams platformës me datë 14 janar të vitit 2021, me fillim në ora 10.00.

 

Linku për kyçje në evenimet do ju dërgohet përmes emailit.

 

Dita informuese do të organizohet për aplikantët potencialë nga  Gjakova, Juniku, Dečani, Peja, Istogut dhe Klines Gjatë ditëve informuese, pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të informohen rreth Programit të bashkëpunimit ndërkufitar Mal i Zi – Kosovë 2014-2020 (prioritetet tematike, qëllimet specifike, aktivitetet e pranueshme, zonat e pranueshme, fondet), aktivitetet e mëtejshme të parashikuara brenda programit, si dhe mbi Thirrjen e ardhshme të cilat do të publikohen. Për më tepër, rregullat e përgjithshme të partneritetit ndërkufitar dhe përmbajtja indikative e paketës së aplikimit do të prezentohen gjatë ditëve informuese.

 

Klikoni këtu për të shkarkuar agjenden: Ipa BNK Mal i Zi- Kosovë.

 

Ju lutemi konfirmoni pjesëmarrjen e organizatës/institucionit tuaj në Ditët informuese duke na dërguar formularin e plotësuar të regjistrimit në e-mail adresën: gazmir.raci@jts-mne-alb-mne-kos.org deri me daten 5 janar të vitit 2021 në ora 15:00. Pas pranimit të forularit të regjistrimit, linku për kyçje në on-line platformën do të ju dërgohet në e-mail adresen të cekur në formularin regjistrues.

 

Klikoni këtu për të shkarkuar formularin e regjistrimit për evenimentin me 14 janar të vitit 2021: Ipa BNK Mal i Zi- Kosovë (Kosova).