Home / Njoftime / Është filluar me ngritjen e kapaciteteve të përfituesve nga Thirja e parë në kuadër Programit të bashkëpunimit ndërkufitar Mali i Zi-Kosovë

Është filluar me ngritjen e kapaciteteve të përfituesve nga Thirja e parë në kuadër Programit të bashkëpunimit ndërkufitar Mali i Zi-Kosovë

Si pjesë e aktiviteteve që lidhen me përforcimin e kapaciteteve të përfituesve të granteve, janë organizuar dy nga katër trajnime të parashikuara nga Autoriteti Kontraktues (CFCU), Zyra për Integrimin Europian të Malit të Zi, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal të Republikës së Kosovës dhe Sekretariati i Përbashkët Teknik për IPA Programet të bashkëpunimit ndërkufitar Mali i Zi – Shqipëri dhe Mali i Zi – Kosovë 2014 – 2020 (SPT).

 

Përfituesit egranteve të Thirrjes së Parë në kuadër të Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA Mali i Zi-Kosovë 2014-2020 morën pjesë në trajnimet mbi zbatimin e projektit dhe mbi prokurimin sekondar që u mbajt më 22 dhe 23 nëntor të vitit 2018 në Hotel Verde në Podgoricë dhe që u zbatoi nga CFCU nën mbështetjen teknike të SPT-së. Në trajnime morën pjesë aktive 29 pjesëmarrës, të cilët ngritën dhe hapen disa pyetje dhe çështje me të cilat ata mund të ballafaqohen gjatë procesit të zbatimit të projektit.

 

Gjatë trajnimit dy-ditore pjesëmarrësit kishin mundësi të fitojne informacione themelore mbi rolin dhe përgjegjsitë e përfituesve të granteve në lidhje me detyrimet kontraktuale dhe anekset e kontratës, menaxhimin financiar dhe arkivat, si dhe mbi modifikimin e kontrtës. Poashtu, ato u informuan mbi aspektet kryesore të raportimit, monitorimit, kontrollit dhe vizibilitetin. Për më tepër, pjesëmarrësit janë njohtuar edhe mbi parimet e prokurimeve, përgatitjes së dokumentacionit të prokurimeve dhe informacione mbi tenderin e thjeshtë dhe procedures konkuruese me negocim.

 

Pas kësaj, në periudhën e ardhshme, si pjesë e aktiviteteve për përfprcimin e kapaciteteve të përfituesit, SPT-ja do të organizojë trajnime mbi raportimin, publicitetin dhe vizibilitetin.

 

Next Prev

 

 

 

Next Prev