Home / Njoftime / Ftesë për dërgim të ofertave për marrjen me qira të hapësirave për zyre (Kosovë)

Ftesë për dërgim të ofertave për marrjen me qira të hapësirave për zyre (Kosovë)

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal fton kompanitë/agjensionet/individët e interesuar që të paraqesin ofertat e tyre për qiradhënie të hapësirave për një zyrë të përbashkët për nevojat e Sekretariatit të Përbashkët Teknik për programin e BNK-së Kosovë – Maqedoni Veriore, Zyrën e Antenës për programin e BNK-së Mali i Zi – Kosovë dhe Zyrën e Antenës për programin e BNK-së Shqipëri – Kosovë.

 

Klikoni këtu për më shumë informacion.

 

Ofertat duhet të dorëzohen në një zarf në këtë adresë: Ndërtesa e re e Qeverisë  (ish ndërtesa Rilindja), kati i 12-të, zyra nr. 1217 (nga ora 08:00 – 16:00) ose me e-mail në adresën elektronike shkelzen.hoxha@rks-gov.net  më së voni deri më 13 mars 2020.