Home / Njoftime / Hartëzimi i resurseve agrobujqësore ka perfunduar

Hartëzimi i resurseve agrobujqësore ka perfunduar

Në kuadër të projektit Punë në sektorin bujqësor për një të ardhme më të mirë të rajonit ndërkufitar të Malit të Zi dhe Kosovës, ku partnerët e projektit  pas hartëzimit të burimeve agrobujqësore në komunat e targetuara në Mal të Zi dhe Kosovë, hartuan dhe shpërndanë “Doracakun për start-up fermerët”. Për më tepër, vizitat dhe trainimet në terren janë ofruar fermerëve që janë zgjedhur për të marrë pjesë në trajnimet arsimore në Mal të Zi dhe Kosovë. Promovimi i punësimit në bujqësi po bëhet në shkollat ​​e mesme dhe përmes agjencive lokale të punësimit në Berane, Andrijevicë, Plavë dhe Deçan.

 

Në Komunën e Deçanit (Kosovë), është themeluar dhe pajisur qendra e trajnimit dhe do të jetë në dispozicion për nevojat e fermerëve, si dhe për ushtrime praktike gjatë trajnimeve. Për më tepër, trajnimet edukative janë kryer në Kosovë.

 

Deri më tani, pjesëmarrësit në Kosovë patën mundësinë për të rritur njohuritë e tyre teorike dhe praktike përmes moduleve trajnuese mbi “Bioteknologjinë”, “Riprodhimin e gjedhit dhe mbarështimin artificial” dhe “Ushqimin për lopët e qumështit dhe praktikat më të mira të ushqimit”. Në periudhën ne vazhdim, qendra e trajnimit do të themelohet edhe në Mal të Zi dhe gjithashtu do të mbahen module trajnimi për fermerët malazez.