Home / Njoftime / i2 Space trajnimi: Dizajn grafik për sipërmarrësit

i2 Space trajnimi: Dizajn grafik për sipërmarrësit

I2 Space trajnimi mbi Dizajnimin grafik për ndërmarrësit u realizua në periudhën nga 8 deri me 10 korrik të vitit 2020 në hapësirat e Qendrës së Kompetencave Podgorica. Qëllimi i këtij trajnimi ishte njohja e pjesëmarrësve me postulatet themelore të dizajnit grafik, bazat e punës në Photoshop (dhe/ose në programin zëvendësues të tij i cili përdoret falas në internet – www.photopea.com) në mënyrë që të aplikojnë njohuritë e fituara, përmes pjesës praktike të këtij trajnimi dhe të zhvillojnë konceptin e identitetit vizual të projekteve të tyre për media të shkruara dhe dixhitale.

 

Dita e parë lidhej me pjesën teorike ku traineri Dejan Joçiq foli mbi modelin grafik dhe elementet e tij (vija, forma, ngjyra, struktura, hapësira ​​dhe tipografia), mbi parimet e dizajnimit dhe çfarë kjo nënkupton dhe më vonë analizoi shembuj të ndryshëm të imazheve së bashku me pjesëmarrësit e trajnimit.

 

Gjatë ditës së dytë, pjesëmarrësit kaluan në pjesën praktike të trajnimit, e cila parashihte përdorimin e Photoshop (programin dhe mjetet që përmban vetë programi). Pastaj, trajneri i japi këshillime çdo pjesemarrësit individualisht, në mënyrë që të kishte një pasqyrë se si pjesëmarrësit ndoqën shembullin e tij nga Photoshop, duke u shpjeguar atyre çdo paratësi apo  ndonjë dyshim që kishin dhe u dha udhëzime për përmirësimin e punës së tyre në program.

 

Tema e ditës së tretë ishte hyrja në detaje rreth fotove dhe elementeve të saj, dhe në fund, pjesëmarrësit patën mundësinë të fotografojnë njëri-tjetrin, të ri-rregullojnë imazhet dhe të zbatojnë elementet e mësuar përmes Photoshop. Me literaturën e rekomanduar dhe lidhjet me burimet falas në Internet, pjesëmarrësit inkurajohen të vazhdojnë të përmirësojnë njohuritë e fituara.

 

Trajnimi tre-ditor u organizua në kuadër të projektit “Vetëpunësimi i të rinjve dhe ndërmarrësia sociale”. Projekti mbështetet nga programi ndërkufitar Mali i Zi – Kosovë 2014-2020 dhe financohet nga Bashkimi Evropian.