Home / Njoftime / Janë kontraktuar gjashtë projekte në kuadër të Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar Mali i Zi – Kosovë 2014-2020

Janë kontraktuar gjashtë projekte në kuadër të Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar Mali i Zi – Kosovë 2014-2020

Fillimi i zbatimit të gjashtë projekteve të përzgjedhura në kuadër të Thirrjes së Parë për Projekt-propozime për Programin IPA të Bashkëpunimit Ndërkufitar Mali i Zi – Kosovë 2014-2020 është zyrëtarizuar në mënyrë ceremonijale sot në Prishtinë.

 

Udhëheqësja e Strukturës operative në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal të Republikës së Kosovës, Rozafa Ukimeraj, i përshëndeti të gjithë pjesëmarrësit e ngjarjes dhe deklaroi se ka qenë interesim i madh i aplikantëve potencial që kanë aplikuar në thirrjen e hapur si dhe falënderoi përfituesit e granteve për përkushtim dhe arritje dhe njëkohësisht ftoi të gjitha institucionet lokale dhe qendrore, komunat dhe organizatat e shoqërisë civile për t’u angazhuar më tej në periudhën e ardhshme, pasi që Thirrja e dytë për projekt – propozime është planifikuar të jetë gjatë fundit të këtij viti.

Shefi i Departamentit për Bashkëpunimin Territorial Evropian në Zyrën e Integrimit Evropian të Malit të Zi, Miodrag Raçeta shprehu kënaqësinë e tij për faktin se për herë të parë në kuadrin e këtij Programi që strukturat operative po shpallin kontraktimin dhe zbatimin e projekteve në menaxhimin indirekt, që është rezultat i bashkëpunimit të suksesshëm të krijuar nga të dy vendet që kanë në perspektivën e tyre. Ai kujtoi se nga 8.4 milion euro që ishin në dispozicion për këto shtete për periudhën 2014 – 2020, për këtë Thirrje ishin dedikuar 2.04 milion euro. Ai shprehu bindjen se aktivitetet e projekteve do të kontribuojnë në fuqizimin e nxitjes së punësimit në zonën e programit, përmirësimin e qasjes dhe cilësisë së shërbimeve shëndetësore, krijimit të parakushteve teknike për menaxhimin e integruar të mbeturinave të ngurta dhe valorizimin e potencialeve të përbashkëta të turizmit bazuar në trashëgiminë e përbashkët natyrore dhe kulturore.

 

Shefi i Drejtorisë për Kontrollin e Cilësisë në Drejtorinë për Financimin dhe Kontraktimin e Fondeve të Asistencës së BE-së në Ministrinë e Financave të Malit të Zi, Lluka Gjuriçkoviq, tha se financimi i projekteve të përzgjedhura në këtë thirrje do të kontribuojnë në realizimin e objektivave të Programit dhe se realizimi i tyre përfshin angazhimin e përbashkët të shumë institucioneve dhe organizatave. Ai gjithashtu rikujtoj faktin se vlera e projekteve të kontraktuara do të jetë 2.02 milion euro, që paraqet 99% të shumës që ishin në dispozicion sipas Thirrjes së Parë.

 

Next Prev

 

 

 

 

Next Prev

 

Zëvendës shefi i Sektorit për Bashkëpunim në Zyrën e BE-së në Kosovë, Libor Chlad, tha se përmes programeve të bashkëpunimit ndërkufitar, Bashkimi Evropian e sheh si mundësi që të lidhë vendet dhe interesin e përbashkët të njerëzve që jetojnë në zonën kufitare, jo vetëm përmes krijimit të mundësive për këtë popullsi, por edhe përmes bashkëpunimit të ngushtë dhe krijimit të partneriteteve. Ai shprehu shpresë se projektet do të zbatohen jo vetëm në përputhje me rregullat e vendosura, por edhe në përputhje me interesat dhe përfitimet e njerëzve që jetojnë në rajonet kufitare.

 

Pas fjalës hyrëse, Sanja Todoroviq, Udhëheqëse e Sekretariatit të Përbashkët Teknik paraqiti shkurtimisht objektivat e Thirrjes së Parë, pas së cilës përfituesit e granteve të 6 projekteve të kontraktuara paraqitën aktivitetet që do të zbatohen në periudhën e ardhshme. Në konferencë morën pjesë mbi 70 përfaqësues të institucioneve relevante dhe komunave nga Mali i Zi dhe Kosova, përfaqësues të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, ambasadorë, përfaqësues të projekteve të kontraktuara në kuadër të kësaj thirrje, si dhe përfaqësues të sektorit civil dhe mediave.