Home / Njoftime / Janë mbajtur punëtori për menaxhimin e integruar të mbeturinave

Janë mbajtur punëtori për menaxhimin e integruar të mbeturinave

Ekipi i projektit Iniciativa të përbashkëta ndërkufitare për menaxhim më të mirë të mbeturinave ka organizuar trajnim për ngritje të kapaciteteve për punonjësit e ndërmarrjeve lokale të shërbimeve publike në zonat e targetuara. Punëtoria e parë është mbajtur në Gjakovë, Kosovë më 11 Shtator 2019.

 

Pjesëmarrësit patën mundësinë të dëgjojnë prezantime përkatëse për menaxhimin e integruar të mbeturinave. Përkatësisht, në kuadër të këtij projekti, do të organizohen gjithsej 30 punëtori me grupe të targetuara siç janë punëtorët e sektorit publik, mësuesit, nxënësit e shkollave fillore dhe atyre të mesme.