Zyra Antenë e Sekretariatit të Përbashkët Teknik (SPT) për IPA Programet e Bashkëpunimit Ndërkufitar Mali i Zi – Shqipëri dhe Mali i Zi – Kosovë 2014-2020 ka filluar me punë në Prishtinë në muajin prill të vitit 2018.
Zyra Antenë e Sekretariatit të Përbashkët Teknik tashmë është funksionale dhe gjendet në rrugën Garibaldi në qendër të qytetit të Prishtinës. Zyrtari për projekte i SPT-së i angazhuar në Zyren Antenë është në dispozicion për përfituesit potencial dhe për përfituesit e projekteve në kuadër të IPA II Programit për Bashkëpunim Ndërkufitar Mali i Zi – Kosovë 2014-2020, financuar nga Bashkimi Evropian.
Sekretariati i Përbashkët Teknik përmes Zyrës Antenë në Prishtinë do të ofrojë ndihmën e nevojshme për aplikuesit potencial gjatë procesit të kërkimit të partnerëve, ndërtimit të kapaciteteve për zhvillimin e projekteve (p.sh. organizimi i Forumeve për Kërkim Partnerësh, organizimi i Trajnimeve mbi Ciklin e Menaxhimit të Projektit, etj), të monitorojë dhe këshillojë përfituesit e granteve, të organizojë fushata informuese dhe aktivitete të tjera me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit të publikut për BNK programin e IPA.