Home / Njoftime / Klinikat e projekteve të planikifiuara me 26 tetor në Gjakovë dhe 2 nëntor në Beranë

Klinikat e projekteve të planikifiuara me 26 tetor në Gjakovë dhe 2 nëntor në Beranë

Në kuadër të aktiviteteve përgatitore që zbatohen para publikimit të Thirrjes së Dytë për dërgimin e projekt-propozime, Sekretariati i Përbashkët Teknik në bashkëpunim me Strukturat Operative të dy vendeve pjesëmarrëse (Zyra për Integrime Evropiane e Malit të Zi, Ministria e Financave e Malit të Zi– Drejtoria për Financimin dhe Kontraktimin e Asistencës së BE-së dhe Ministria për Administrimin e Pushtetit Lokal ttë Republikës së Kosoves) ju fton të merrni pjesë në punëtorit – Klinikat e Projekteve në kuadër të IPA Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar Mali i Zi – kosovë 2014-2020.

 

Punëtoria për aplikues potencijal nga Kosova do të mbahet të premten me datë 26 tetor të vitit 2018 në Gjakovë (Kosovë).

Punëtoria për aplikues potencijal nga Kosova do të mbahet të premten me datë 2 nëntor të vitit 2018 në Beranë (Mal i Zi).

 

Vendi i organizimit të puntorisë do të publikohet më vonë.

 

Qëllimi i punëtorisë është të përmirësojë kapacitetet e aplikuesve potencialë lidhur me procesin e përgatitjes së projekt/-ropozimeve përmes prezantimeve, diskutimeve dhe këshillimit mbi tejkalimin e gabimeve të zakonshme brenda seksioneve të ndryshme gjatë plotësimit dhe përgatitjes së Koncept Notes së Projektit dhe Formularit të Aplikimit.

 

Klikoni këtu për të shkarkuar agjenden: Gjakovë, Kosovë

Klikoni këtu për të shkarkuar agjenden: Beranë, Mali i Zi

 

Informatat shtesë për ju janë:

  • Gjuha e trajnimit është gjuha angleze, me mundësinë e përdorimit të gjuhës shqipe dhe malazeze, nëse është e nevojshme.
  • Shpenzimet e transportit të pjesëmarrësve nuk mbulohen nga organizatori.
  • Prioritet duhet tu jepet pjesëmarrësve/kandidatëve nga institucioni/organizata juaj me një përvojë të caktuar në hartimin e projekt propozimeve pasi që punëtoria do të ofrojë informata thelbësore dhe do të përqendrohet në gabimet më të shpeshta dhe mundësitë për t’i shmangur ato gjatë procesit të hartimit të propozim projektit.

 

Për aplikantët potencialë nga Kosova: Ju lutemi konfirmoni pjesëmarrjen e organizatës/institucionit tuaj në trajnim duke na dërguar formularin e plotësuar të regjistrimit në e-mail adresën gazmir.raci@jts-mne-alb-mne-kos.org deri me daten 15 tetor të vitit 2018 në ora 14:00.

 

Për aplikantët potencialë nga Mali i Zi: Ju lutemi konfirmoni pjesëmarrjen e organizatës/institucionit tuaj në trajnim duke na dërguar formularin e plotësuar të regjistrimit në e-mail adresën petar.belada@jts-mne-alb-mne-kos.org deri me daten 19 tetor të vitit 2018 në ora 14:00.

 

Klikoni këtu për të shkarkuar formularin e regjistrimit: Gjakovë, Kosovë

Klikoni këtu për të shkarkuar formularin e regjistrimit: Beranë, Mali i Zi