Home / Njoftime / Konsultimet publike mbi Draftin e parë të programeve bilaterale të bashkëpunimit ndërkufitar 2021-2027

Konsultimet publike mbi Draftin e parë të programeve bilaterale të bashkëpunimit ndërkufitar 2021-2027

Zyra për Integrim Evropian, si institucioni kompetent për zbatimin e programeve të bashkëpunimit territorial evropian në Mal të Zi, së bashku me institucionet kompetente të vendeve partnere, në periudhën e mëparshme ka punuar intensivisht në përgatitjen e programeve të bashkëpunimit ndërkufitar për perspektivën e ardhshme financiare 2021-2027.

 

Në bashkëpunim me Grupin e Përbashkët  Punues për Programim dhe projektin CBIB + 3, u përgatit Draft Dokumenti i Parë i Programit për Programin e Bashkëpunimit Ndërkufitar Mali i Zi – Kosovë 2021-2027.

 

Ne ftojmë të gjithë institucionet dhe organizatat e interesuara të japin kontributin e tyre të çmuar në përpunimin e mëtejshëm të programit të përmendur përmes komenteve dhe sugjerimeve.

 

Komentet duhet të dorëzohen jo më vonë se 30 Dhjetor 2020. Në tekstin e mëposhtëm mund të gjeni adresat e postës elektronike në të cilën duhet të paraqiten komentet, si dhe linku me dokumentet: