Home / Njoftime / Mbahet punëtorija “Nga Ideja në Prototip”

Mbahet punëtorija “Nga Ideja në Prototip”

Tre ditë fantastike gjatë punëtorisë “Nga Ideja në Prototip”. Përveç ndërmarrësisë sociale dhe inovacionit, participantët nga komuna e Pejës, Istogut dhe Deçanit kishin mundësinë unike të dëgjojnë për tregime se si teknologjia informative po vazhdon të kontribuoj në krijimin e start-upve të suksesshëm dhe vende të reja të punës.

 

Me ndihmën dhe këshillat e mentorëve, të rinjtë kanë dizajnuar prototipat e tyre të parë dhe atë duke ndërlidhur inovacionin social me teknologjinë, në të mirë të komunitetit.

 

Me padurim po presim të mbyllet cikli i anëtarësimit dhe të fillojmë të testojmë, modelojmë dhe krijojmë prototipa në kushte reale – në hapësirat e i2 SPACE.

 

Hapësira për Ide dhe Inovacion “i2 SPACE” është pjesë e projektit “Vetëpunësim dhe Ndërmarrësi Sociale për Rini”. Zbatohet nga OJQ LENS, Asociacioni per Prosperitet Demokratik ZID, Qendra Liberale Demokratike dhe Qendër për aftësi kreative. Mbështetet përmes programit të bashkëpunimit ndërkufitar Mali i Zi – Kosovë 2014 -2020, i financuar nga Bashkimi Evropian.

Burimi: LENS

Next Prev

 

 

 

 

 

Next Prev