Home / Njoftime / Muaji i ndërgjegjësimit mbi kancerin e gjirit

Muaji i ndërgjegjësimit mbi kancerin e gjirit

Në kuadër të projektit Veprimet ndër-kufitare në Sektorin e Shëndetit Riprodhues, OJQ FORS nga Mali i Zi zhvilloi një seri aktivitetesh. Përkatësisht, spote promovuese TV u pergaditen dhe filluan me transmetim dhe një fushatë e gjerë u përfundua në kuader te shënimit të Tetorit si Muajit të Ndërgjegjësimit mbi Kancerin e Gjirit. Fushata promovuese synonte rritjen e mbështetjes dhe tërheqjen e vëmendjes së publikut të gjerë për rëndësinë e zbulimit dhe trajtimit të hershëm të kësaj sëmundje.

 

Versioni në gjuhen malazeze mund të shihet këtu.

 

Versioni në gjuhen shqipe mund të shihet këtu.

 

Fushata për parandalimin e hershëm u organizua për gratë nga Andrijevica, Berane, Bijelo Polje, Gucija, Petnjica, Plava, Kolashini, Mojkovaci, Rozhajaja në Mal të Zi dhe nga Peja, Istogu, Klina, Deçani dhe Gjakova në Kosovë.

 

Fushata u zbatua së bashku me qendrat shëndetësore në bashkëpunim të ngushtë me institucione të tjera që mund të ndihmojnë në mobilizimin e grave, siç janë media, autoritetet lokale, kompani, OSHC, etj. Përveç kësaj, Broshurat mbi Shëndetin Riprodhues u pergaditen si në gjuhen malazeze  ashtu edhe në gjuhën shqipe.