Home / Njoftime / Në Prishtinë është mbajtur takimi dypalësh dhe i Komitetit të Përbashkët Monitorues

Në Prishtinë është mbajtur takimi dypalësh dhe i Komitetit të Përbashkët Monitorues

Mali i Zi dhe Kosova po bashkëpunojnë me sukses falë programit të bashkëpunimit ndërkufitar IPA, në kuadër të të cilit janë mbështetur gjithsej 23 projekte me vlerë 8.57 milionë euro në periudhën programore 2014-2020 përmes tre thirrjeve, është mesazhi nga takimi i Komitetit të Përbashkët Monitorues (KPM) të IPA  Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar Mali i Zi – Kosovë 2014-2020, i cili u mbajt javën e kaluar në Prishtinë.

 

 

Në takimin e Komitetit të Përbashkët Monitorues (KPM) u miratuan dokumente të rëndësishme për funksionimin e Programit, duke përfshirë Raportin Vjetor për zbatimin e aktiviteteve për vitin 2022, Planin Vjetor të Punës së Sekretariatit të Përbashkët Teknik për vitin 2023, si dhe Planin e Komunikimit dhe Vizibilitetit për vitin aktual.

 

 

Më pas është mbajtur edhe takimi bilateral dypalësh përfaqësuesve të Ministrisë së Çështjeve Evropiane të Malit të Zi dhe Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal të Republikës së Kosovës, ku është diskutuar për aktivitetet aktuale dhe planet për periudhën e ardhshme, sikurse edhe planet per IPA III.