Home / Njoftime / Në trajnimet dhe punëtoritë e organizuara morën pjesë mbi 80 aplikues potencial të IPA programit të bashkëpunimit ndërkufitar Mali i Zi – Kosovë

Në trajnimet dhe punëtoritë e organizuara morën pjesë mbi 80 aplikues potencial të IPA programit të bashkëpunimit ndërkufitar Mali i Zi – Kosovë

Sekretariati i Përbashkët Teknik i IPA programeve të bashkëpunimit ndërkufitarë Mali i Zi- Shqipëri dhe Mali i Zi – Kosovë, në bashkëpunim me Zyrën për Integrime Evropiane të Malit të Zi, Ministrinë e Financave në Mal të Zi – Drejtorinë për Financimin dhe Kontraktimin e Asistencës së BE-së (CFCU) dhe Ministrinë për Administrimin e Pushtetit Lokal të Republikës së Kosovës, ka organizuar trajnime dhe punëtori para shpalljes së Thirrjes së Dytë për projekt-propozimet në kuadër të IPA programit të bashkëpunimit ndërkufitar Mali i Zi – Kosovë 2014 – 2020.

 

Në periudhën nga 23 tetori deri me 2 nëntor të vitit 2018, janë mbajtur dy trajnime mbi ciklin e menaxhimit të projekteve dhe dy klinika të projekteve në Gjakovë (Kosovë) dhe në Berane (Mal i Zi). Këto trajnime mbi ngritjen e kapaciteteve të aplikuesve potencial ofronin mundësinë që pjesëmarrësit të mësojnë përmes punës praktike, shembujve, diskutimit në grupe, si dhe përmes pyetjeve dhe përgjigjeve mbi bazat themelore lidhur me ciklin e menaxhimit të projekteve, si dhe të marrin rekomandime mbi përmirësimin/tejkalimin e gabimeve të zakonshme brenda seksioneve të ndryshme të aplikimit. Në evenimentet e organizuar morën pjesë 82 përfaqësues të institucioneve, komunave dhe të shoqërisë civile nga zona e programit.

 

Trajnimet e ofruara janë pjesë e mbështetjes teknike të IPA programeve të bashkëpunimit ndërkufitarë Mali i Zi- Shqipëri dhe Mali i Zi – Kosovë të financuar nga Bashkimi Europian.

Next Prev

 

 

 

 

 

Next Prev