Gjatë periudhes shkurt – mars 2023 u organizuan katër aktivitete për përfiituesit e Thirrjes së 3-të për dërgimin e projekt-propozime nga programi Mal i Zi- Kosovë.
Përkatësisht SPT-ja, siguroi asistencë teknike dhe administrative për seminaret që organizoi Autoriteti kontraktues në Podgoricë mbi pokurimet e nivelit të dytë dhe Zbatimin e projekteve. Trajnimet u përqendruan në procedurat dhe rregullat e BE-së për prokurimet e nivelit të dytë, për kërkesat e Aneksit IV në Kontratën e Grantit, si dhe për çështje të planifikimit dhe menaxhimit të projekteve dhe monitorimit të brëndshëm.
Në Istog, Kosovë u mbajtën trajnimet për përfituesit lidhur me raportimin dhe Vizibilitetin e projekteve. Trajnimet u dhanë nga SPT-ja, ku të pranishmit u paisen me njohuri të detajuara rreth raportimit periodik dhe final si dhe me njohuri rreth teknikave dhe metodave të duhura të publicitetit dhe komunikimit sipas rregullave të BE-së.
Sipas të njëjtës qasje dhe përmbajtje, katër aktivitete u organizuan gjithashtu në periudhën shkurt-mars të vitit 2023 për përfituesit e projekteve të Thirrjes së 3-të për dërgimin e projekt-propozime në kuadër të Programit Mal i Zi-Shqipëri. Përkatëssiht CFCU i Malit të Zi mbajti në Podgoricë trajnimin mbi rregullat e prokurimit të nivelit të dytë dhe seminarin mbi zbatimit e projekteve, duke përfishirë temat e njëjta lidhur me prokurimet sipas rregullave të BE-së, monitorimin dhe menaxhimin e projekteve.
Sekretariati i Përbashkët Teknikmbajti në Lezhë, Shqipëri, trajnimet mbi metodat e Raportimit dhe Publicitetit e Vizibilitetit për përfituesit e thirrjes së 3-të për dërgimin e projekt-propozime.