Home / Njoftime / Njoftim: Konferenca përfundimtare e IPA Programit të Bashkëpunimit Ndër-kufitar Mali i Zi – Kosova 2011-2013

Njoftim: Konferenca përfundimtare e IPA Programit të Bashkëpunimit Ndër-kufitar Mali i Zi – Kosova 2011-2013

Ministria për Çështje Evropiane, të premten, me 19 janar 2018, organizon Konferencën përfundimtare të IPA Programit për Bashkëpunim Ndër-kufitar mes Malit të Zi dhe Kosovës 2011-2013 ku pjesëmarrës do të jenë përfituesit e projekteve, përfaqësues të pushteti lokal, shoqerisë civile dhe medieve me ç`rast të pranishmit do të informohen për projektet që janë zbatuar në kuadër të përspektives financiare në të kaluaren.

Hapja e konferencës do të bëhet nga Ministri i Çështjeve Evropiane, Aleksandar Andrija Pejoviq, Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal të Republikës së Kosovës, Beqir Fejzullahu dhe Shefi i sektorit për bashkëpunim në Delegacionin e Bashkimit Evropian në Mal të Zi, Herman Shpic.

Pas pjesës hyrëse, do të jetë prezantimi i rezultateve dhe shembujve të suksesshëm, si dhe do të vazhdohet me diskutimet në panel me përfituesit e projektit.

Kjo ngjarje mbahet në Hotelin Centrewille dhe fillon në ora 11:00.

Ftohet mediet që ta përcjellin këtë ngjarje.

MINSITRIA PËR ÇËSHTJE EVROPIANE