Home / Njoftime / Njoftim për pozicion të lirë pune si Oficer Projekti me specializim Teknologji Informacioni (IT)

Njoftim për pozicion të lirë pune si Oficer Projekti me specializim Teknologji Informacioni (IT)

Ministria e Çështjeve Evropiane të Malit të Zi, Ministria e Integrimit Evropian e Republikës së Shqipërisë dhe Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal e Republikës së Kosovës, në kuadër të programit të Bashkpunimit Ndërkufitar (BNK) Mal i Zi – Shqipëri 2014 – 2020 dhe Mal i Zi – Kosovë 2014-2020 ftojnë kandidatët e interesuar të aplikojnë për pozicionin e Oficer Projekti me specializim IT.

Oficeri i Projektit do të jetë i angazhuar me kohë të plotë pune në ambientet e Sekretariatit të Përbashkët Teknik, të vendosur në Podgoricë.

 

Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë dokumentat e aplikimit deri me datë 1 Nëntor 2017 brenda orarit zyrtar 15:00 h tek adresa e emailit në vijim: def@mep.gov.me.

 

Njoftimi i pozicionit dhe Termat e References janë të disponueshme këtu.

*Ky përcaktim është pa paragjykim mbi statusin dhe në përputhje me rezoluten 1244 të UNSC dhe me opinionin e ICJ mbi Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës.