Home / Njoftime / Programi i punës për grante- IPA bashkëpunimi ndërkufitar Mali i Zi- Kosovë 2014 – 2020

Programi i punës për grante- IPA bashkëpunimi ndërkufitar Mali i Zi- Kosovë 2014 – 2020

Programi i punës për grante në Mal të Zi, i cili është prezantuar nga Ministria e Financave në Mal të Zi, përkatësisht nga Drejtoria për Finacimin dhe Kontraktimin e Asistencës së BE-së, për programin e bashkëpunimit ndërkufitar Mali i Zi- Kosovë 2014 – 2020 në kuadër të Instrumentit për para-aderim 2014-2020 (IPA II) për thirrjen e dytë për projekt-propozime është shpallur dhe mund ta shkarkoni në:

 

Work Programme for Grants MNE-KOS

 

Programi i punës për grante parashikon dy prioritete tematike (TP), të cilët do të përfshihen brenda thirrjes së dytë për projekt-propozime: TP 1 – Promovimi i punësimit, lëvizshmëria e krahut/ofertës së punës dhe përfshirjes kulturore dhe sociale nga të dy anët e kufirit; dhe TP 3 – Inkurajimi i turizmit dhe trashigimisë kulturore dhe natyrore.

 

Shuma totale indikative e cila do të jetë në dispozicion në kuadër të thirrjes së dytë për zbatimin e projekteve në zonën e programit është 2,040,000.00€ (me bashkimin e IPA alokimeve financiare për vitin 2016 me vlerë prej 1,200,000.00 € dhe për vitin 2017 me vlerë prej 840,000.00 €).

 

Hapja e thirrjes së dytë për projekt-propozime është planifikuar për tremujorin e katërt të vitit 2018.