Home / Programi / Rreth Programit

Rreth Programit

Realizimi i dokumentit të Programit IPA BNK 2014-2020 ndërmjet Mal të Zi – Kosovës u shtri në një periudhë prej tetë muajsh, nga mesi i Shtatorit 2013 deri në mesin e Majit 2014. Sidoqoftë, përgatitjet që përfshinë të dy Strukturat Operuese të vendeve respektive filluan në Qershor 2013 dhe vazhduan deri në Maj 2014, periudhë gjatë së cilës dokumenti i programit u rishikua dy herë. Në procesin e programimit aktorët mbështetës u konsultuan dhe pyetën vazhdimisht me qëllim marrjen e informacioneve, p.sh strategjitë dhe statistikat rajonale dhe komunale, statistikat vendore dhe kombëtare, dokumentat strategjik dhe politik, publikime dhe iniciativa të donatorëve etj. Gjithashtu u organizuan këto aktivitete dhe iniciativa gjatë procesit të programimit, si me poshtë vijon:

  • Një Task Forcë e Përbashkët (TFP) u themelua për përgatitjen e dokumentit të programit me përbërje nga aktorë mbështetës nga Mali i Zi dhe Kosova.
  • Një studim mbi BNK ndërmjet aktorëve rajonal nga zona e programit (bashki, asociacione, shoqata dhe SME) u zhvillua, shpërnda, u mblodh, procesua dhe analizua.
  • Intervista të detajuara me përfaqsues nga Ministritë e linjës, u zhvilluan gjatë muajit Tetor 2013
  • Dy workshope u organizuan për anëtarët e TFP – 25 Shtator në Podgoricë për anëtarë malazez dhe 1 Tetor 2013 për anëtarët kosovarë- me qëllim informimin mbi objektivin programit BNK, teknikalitetet e përgatitjes së këtij dokumenti dhe roli i tyre si anëtarë të TFP-së.
  • U organizuan tre takime të TFP-së, i pari me 18 Tetor 2013 në Pejë/Peć për të rishikuar draftin e analizës së gjendjes së dokumentit; i dyti me 15 Nëntor në Podgoricë për të rishikuar draftin e strategjisë së programit dhe; i treti me 25 Shkurt në Podgoricë për të prezantuar draftin e rishikuar të dokumentit të programit.
  • Një Forum rajonal i Ballkanit Perëndimor u organizua në 21-22 Nëntor në Beograd ku Përfaqsuesit e Kosovës dhe Malit të Zi prezantuan procesin e programimit dhe draftin e dokumentit të programit të dorëzuar tek Komisioni Evropian me 15 Nëntor 2013.
  • Konsultime Publike u mbajtën në Malin e Zi (30 Tetor 2013) dhe Kosovë (13 Maj 2014) dhe reagimet/përgjigjet u morën në konsideratë gjatë përgatitjes së draftit final.
  • Komisioni Evropian komentoi mbi draftin e parë dhe të dytë të dokumentit të programit si dhe paraqiti disa sugjerime për të përmirsuar përgatitjen e versionit final që u dorëzua tek KE me 25 Maj 2014.