Home / Programi / Strukturat e programit

Strukturat e programit

Autoriteti Kontraktues (AK)

Autoriteti kontraktues për programin IPA BNK Mal i Zi – Kosovë 2014-2020 është Ministria e Financës në Malin e Zi, saktësisht Drejtoria e Financës dhe Kontraktimit për Asistencën e BE..

Strukturat Operuese (SO)

Struktura Operuese e Malit të Zi pëbëhet nga Njësia e BNK dhe Autoriteti Kontraktues. I pari ndodhet pranë Ministrisë për Çështje Evropiane, në Drejtorinë për Fondet e BE-së; dhe e dyta pranë Ministrisë së Financave në Malin e Zi, Drejtoria e Financës dhe Kontraktimit për Asistencën e Fondeve të BE (CFCU).

Struktura Operuese e Kosovës përbëhet nga Njësia e BNK në Ministrinë e Pushtetit Lokal, ndërkohë që rolin e Drejtuesit të SO e mban Sekretari i Përgjithshëm në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal. Njësia e Kontrollit është një pjesë integrale e sistemit kontrollues dhe menaxhues dhe detyrat e saj kryhen nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal.

Sekretariati i Përbashkët Teknik (SPT)

Sekretariati i Përbashkët Teknik (SPT), është struktura administrative e ngarkuar me menaxhimin ditë pas dite të programit Mal i Zi – Kosovë. SPT është i ngarkuar të asistojë aplikuesit potencial gjatë procesit të kërkimit të partnerëve, ndërtimit të kapaciteteve për zhvillimin e projekteve (p.sh. organizimi i Forumeve për Kërkim Partnerësh, organizimi i trajnimeve mbi Ciklin e Menaxhimit të Projektit etj), të mbështesë Autoritetin Kontraktues (AK) gjatë punës së Komitetit për Vlerësimin e projekteve, të mundësojë bashkpunimin e afërt të Strukturave Operuese (SO), të asistojë Komitetin e Përbashkët Monitorues nëpërmjet përmbushjes së rolit të sekretariatit, të monitorojë dhe këshillojë përfituesit e granteve, të organizojë fushata informuese dhe aktivitete të tjera me qëllim rritjen e ndërgjegjsimit të publikut për programin BNK.

Zyra qëndrore e SPT është e vendosur në Podgoricë, ndërsa zyra e Antenës është e vendosur në Prishtinë.

Komiteti Drejtues i Projektit (KDP)

Roli i Komitetit Drejtues të Projektit konsiston në mbikqyrjen e zbatimit të kontratës së shërbimit, duke përfshirë monitorimin e progresit të aktiviteteve të projektit, duke siguruar koordinimin e përgjithshëm të zbatimit të projektit dhe vlerësimin e cilësisë së outputeve të projektit. Bashkpunimi me anëtarët e KDP dhe mbështetja e tyre do të mundësojë orientimin dhe udhëzimet teknike për zbatimin e projektit dhe do të sigurojë koordinimin e duhur ndërmjet aktorëve të përfshirë.

Komiteti i Përbashkët Monitorues (KPM)

Komiteti i Përbashkët Monitorues është i ngarkuar të monitorojë zbatimin e përgjithshëm të programit dhe përbëhet nga përfaqsues të dy vendeve përfituese, Malit të Zi dhe Kosovës të cilët kanë status të barabartë në KPM.