Pas përfundimit dhe zbatimit të suksesshëm të programit IPA BNK Mal i Zi – Kosovë 2007-2013, programi IPA BNK Mal i Zi – Kosovë 2014-2020 u krijua si një program i ri nën instrumentin financiarë IPA II.
Objektivi i përgjithshëm i programit është të përmirësojë standartet dhe cilësinë e jetës së njerëzve në zonën e programit nëpërmjet një zhvillimi ekonomik, social dhe mjedisorë të qëndrueshëm dhe gjithpërfshirës të rajonit në respekt të trashigimisë së përbashkët kulturore dhe natyrore. Kjo do të mund të arrihet nëpërmjet projekteve të përbashkëta që zbatohen brenda prioriteteve tematike (PT) si më poshtë vijon:
- PT1: Promovimi i punësimit, lëvizshmëria e krahut/ofertës së punës dhe përfshirjes kulturore dhe sociale përmes kufirit;
- PT2: Mbrotja e Mjedisit, promovimi i ndryshimeve klimatike dhe masave për zbutjen e tij, menaxhimi dhe parandalimi i rreziqeve;
- PT3: Inkurajimi i Turizmit, Kulturës dhe Trashigimisë Natyrore;
Objektivat specifike brenda këtij programi janë:
- Përmirësimi i aksesit në tregun e punës;
- Inkurajimi i grupeve sociale vulnerabël të përfshihen në shoqëri;
- Përmirësimi i mjedisit, menaxhimit të mbetjeve dhe përdorimit të qëndrueshëm të resurseve;
- Reduktimi i erozionit të tokës dhe promovimi i mbrotjes së saj;
- Përmirësimi i volumit, cilësisë dhe vizibilitetit të turizmit;
- Promovimi dhe përmirësimi i trashigimisë kulturore dhe natyrore dhe vlerave të saj;
- Sigurimi i zbatimit të programit në kohë, me efektivitet dhe efiçensë si dhe rritja e ndërgjegjsimit të publikut;
Zona e programit për IPA BNK Mal i Zi – Kosovë mbulon një territor prej 8,725 km2 me një popullsi totale prej 706,823 banorësh. Vija kufitare është 75.6 km.
Ndodhen dy pika për kalimin e kufirit; në Kulla/Kula (në rrugën Rozhaje–Pejë) e cila është gjithashtu edhe një pikë doganore dhe në Qakor/Čakor (në rrugën nga Murino që lidh bashkitë Plavë dhe Pejë).
Zona e programit në Malin e Zi mbulon 6,400 km2 dhe përfshin 12 bashki ose një total prej 624 vendbanimesh, përfshi kryeqytetin dhe 11 qytete. Në Mali e Zi nuk ka rajone administrative dhe bashkitë e mëposhtme janë të përfshira në zonën e programit: Andrijevicë, Tivar, Berane, Bijello Pole, Guci, Kolashin, Mojkovac, Petnjicë, Plavë, Podgoricë, Rozhajë dhe Ulqin.
Zona e programit në Kosovë mbulon një territor prej 2,325 km2 dhe përfshin Rajonin Ekonomik Perëndimor, që përbëhet nga bashkitë Pejë, Istog, Klinë, Junik, Deçan, Gjakovë.