Përfituesit nga granti:
- Fondi për zhvillimin e Veriut të Malit të Zi- FORS Mali i Zi
- Qendra Evropiane për Çështje të Pakicave – ECMI Kosovë
Granti total i BE: 249,107.00 €
Vlera totale e projektit: 293,171.44 €
Kohëzgjatja e projektit: 18 muaj
Rezultatet e pritura të projektit:
- Përmirësimi i kapaciteteve të qendrave shëndetësore dhe cilësisë së shërbimeve të shëndetit riprodhues;
- Informimi i popullatës së përgjithshme me theks në grupet e rrezikuara sociale në zonën e synuar lidhur me rëndësinë e mbrojtjes së shëndetit riprodhues;
- Realizimi i fushatës së ekzaminimeve të organizuara parandaluese;
- Përmirësimi i bashkëpunimit ndërkufitar në aspektin e përmirësimit të shëndetit riprodhues.
Grupet e synuara (targetuara):
- Femrat e zonës së synuar;
- Femrat e papunësuara;
- Femrat që u përkasin pakicave;
- Femrat nga zonat rurale;
- OJQ-të që merren me çështjen e femrave;
- Femrat e reja dhe rinia;
- Qendrat shëndetësore;
- Të punësuarit në qendrat shëndetësore;
- Rreth 10% e popullsisë në zonën e synuar e informuar nëpërmjet fushatës për informimin publik (përafërsisht 38500 njerëz).
Zona e projektit:
- Mal i Zi: Andrijevicë, Berane, Bijelo Polje, Guci, Petnjicë, Plavë, Kolashin, Mojkovac, Rozhajë.
- Kosovë: Pejë, Istog, Klinë, Deçan, Gjakovë.
Ndikimi i projektit:
Projekti do të ndikoj në shëndetin e përgjithshëm dhe mirëqenien e popullsisë nëpërmjet përmirësimit të shëndetit riprodhues të femrave në zonën e synuar. Ndikimi do të arrihet nëpërmjet përmirësimit të cilësisë të shërbimeve shëndetësore, rritjes së vetëdijes për rëndësinë e kontrolleve të rregullta preventive dhe krijimit të shprehisë së parandalimit si dhe bashkëpunimi ndërkufitar.
LAJME TË PROJEKTIT
Përfundoi projekti CARES
Projekti CARES – Veprimet ndërkufitare në sektorin e shëndetit riprodhues është finalizuar në shkurt të vitit 2021 pas dorëzimit të ...
Muaji i ndërgjegjësimit mbi kancerin e gjirit
Në kuadër të projektit Veprimet ndër-kufitare në Sektorin e Shëndetit Riprodhues, OJQ FORS nga Mali i Zi zhvilloi një seri ...
“CARES – Veprimet ndërkufitare në sektorin e shëndetit riprodhues” – project i ri lidhur me mirëmbajtjen e shëndetit riprodhues
Më 1 mars të vitit 2019, FORS Montenegro filloi me zbatimin e një projekti të ri “CARES – Veprimet ndërkufitare ...