Home / Projektet e thirrjes së II / CARES 2 – Veprimet ndërkufitare në Sektorin e Shëndetit Riprodhues 2

CARES 2 – Veprimet ndërkufitare në Sektorin e Shëndetit Riprodhues 2

Përfituesit nga granti:

Vlera totale e projektit: 353.046,50 €

Granti total i BE: 299.990,00 €

Kohëzgjatja e projektit: 24 muaj

Rezultatet e pritura të projektit:

  • Përmirësimi i kapaciteteve të qendrave shëndetësore dhe cilësisë së shërbimeve të shëndetit riprodhues;
  • Informimi i popullatës së përgjithshme me theks në grupet e rrezikuara sociale në zonën e synuar lidhur me rëndësinë e mbrojtjes së shëndetit riprodhues dhe realizimi i fushatës së ekzaminimeve të organizuara parandaluese;
  • Krijimi dhe zbatimi i programeve për shtatzëni;
  • Të rinjtë nga zona e programit të informuar me sjelljen e përgjegjshme në lidhje me shëndetin e tyre riprodhues;
  • Përmirësimi i bashkëpunimit ndërkufitar në aspektin e përmirësimit të shëndetit riprodhues.

Grupet e synuara (targetuara):

  • Femrat e zonës së synuar;
  • Femrat e papunësuara;
  • Femrat që u përkasin pakicave;
  • Femrat nga zonat rurale;
  • OJQ-të që merren me çështjen e femrave;
  • Rinia;
  • Mjekët dhe motrat medicinale të punësuar në institucionet në zonen e synuar të projektit (50);
  • Institucione shëndetësore publike në zonen e synuar të projektit;
  • Rreth 10% e popullsisë në zonën e synuar e informuar nëpërmjet fushatës për informimin publik (përafërsisht 58500 njerëz).

Zona e projektit:

Komunat Andrijevicë, Tivar, Berane, Bijelo Polje, Guci, Petnjicë, Plavë, Kolashin, Mojkovac, Rozhajë, Podgoricë dhe Ulqin (Mal i Zi) dhe komunat Pejë, Istog, Klinë, Deçan dhe Gjakovë (Kosovë).

Ndikimi i projektit:

Projekti do të ndikoj në shëndetin e përgjithshëm dhe mirëqenien e popullsisë nëpërmjet përmirësimit të shëndetit riprodhues në zonën e synuar. Ndikimi do të arrihet nëpërmjet përmirësimit të cilësisë të shërbimeve shëndetësore, programit për shtatzëni, rritjes së vetëdijes për rëndësinë e kontrolleve të rregullta preventive dhe krijimit të shprehisë së parandalimit si dhe bashkëpunimi ndërkufitar.