Home / Projektet e thirrjes së II / Krijimi i punësimit në Bujqësi

Krijimi i punësimit në Bujqësi

Përfituesit nga granti:

Vlera totale e projektit: 338,337.21 €

Granti total i BE: 287,586.72 €

Kohëzgjatja e projektit: 18 mjeseci

Rezultatet e pritura të projektit:

  • Personat e papunësuar të inkurajuar të merren me bujqësi;
  • Kapacitetet e ngritura e të papunësuarëve për tu marrë me bujqësi;
  • Lidhjet e qëndrueshme për punësim të vazhdueshëm të krijuara.

Grupet e synuara (targetuara):

  • Të papunësuarit në Istok, Pejë, Podgoricë dhe Tuzë – të paktën 5,000 prej tyre;
  • Përfaqësuesit e kompanive në zonën e synuar – të paktën 50 prej tyre;
  • Zyrtarë të qeverisjes lokale – të paktën 20.

Zona e projektit:

Komunat e Podgoricës dhe Tuzit (Mal i Zi) dhe komunat e Istogut dhe Pejës (Kosovë).

Ndikimi i projektit:

Ndikimi i projektit pasqyrohet në rritjen e qasjes në tregun e punës dhe përforcimin e kapacitetit të grave, të rinjve dhe të papunësuarëve afatgjatë për të gjeneruar të ardhura nga bujqësia. Kapacitetet e grupeve të synuara do të përmirësohen përmes aktiviteteve të ngritjes së kapaciteteve nëpërmjet trajnimeve, praktikave, mentorimit, si dhe duke iu siguruar pajisjet e nevojshme për bujqësi dhe lehtësimin e rrjetëzit me blerësit e produkteve bujqësore.