Përfituesit nga granti:
Vlera totale e projektit: 332.997,05 €
Granti total i BE: 282.997,05 €
Kohëzgjatja e projektit: 24 muaj
Rezultatet e pritura të projektit:
- Nxënësve dhe studentëve dhe të rinjve të papunësuarëve (1000) ju ofrohen udhëzime për karrierë dhe seanca këshillimi për të marrë vendime të bazuara në informata konkrete;
- Studentët dhe të rinjtë e papunësuar (400) morën trajnime të çertifikuara mbi aftësitë e buta për të kërkuar në mënyrë aktive për një punë dhe për të hyrë në mënyrë të qëndrueshme në tregun e punës;
- Studentët dhe të rinjtë e papunësuar (50) fituan përvojën e tyre të parë profesionale përmes një programi cilësor të praktikës dhe vullnetarizmit;
- Profesionistët, punëdhënësit, të rinjtë dhe autoritetet publike kanë përmirësuar një dialog dhe janë informuar në lidhje me rezultatet e veprimit në mënyrë që të shkëmbejnë praktika të mira, të transferojnë njohuri dhe përfundimisht të propozojnë ndryshime.
Grupet e synuara (targetuara):
- 1500 femra/ meshkuj të rinj midis 15 dhe 29 vjeç (nxënës të klasës së 9-të, nxënës të shkollës teknike dhe profesionale dhe të rinj të papunësuar (përfshirë NEETS – persona që janë të papunësuar dhe nuk marrin arsim ose arsim profesional).
- 15 profesionistë dhe këshilltarë të karrierës.
- 30 punëdhënës që marrin dhe trajnojnë kursantët dhe vullnetarët;
Zona e projektit:
Komunat e Gjakovës dhe Klinës (Kosovë) dhe komunat e Beranes, Petnjicës dhe Gucisë (Mal i Zi).
Ndikimi i projektit:
Ky projekt do të prodhojë një ndryshim të rëndësishëm në fushën e punësimit të të rinjve në zonat e synuara, i cili është në përputhje me strategjitë e përgjithshme të punësimit të të rinjve në Kosovë dhe Mal të Zi. Ai synon të krijojë kushte të favorshme për të rinjtë që të kenë qasje më të mirë në tregun e punës në zonën ndërkufitare të Kosovës dhe Malit të Zi. Për më tepër, projekti synon të rrisë punësimin e të rinjve në Kosovë dhe Mal të Zi duke përmirësuar udhëzimet në karrierë, duke ofruar aftësi të buta, si dhe mundësinë e kryrjes së praktikës dhe vullnetarizmit.