Home / Projektet e thirrjes së II / Transhumance – ofertë e re turistike në Kosovë dhe Mal të Zi

Transhumance – ofertë e re turistike në Kosovë dhe Mal të Zi

Përfituesit nga granti:

Vlera totale e projektit: 465,411.53 €

Granti total i BE: 395,599.80 €

Kohëzgjatja e projektit: 24 muaj

Rezultatet e pritura të projektit:

  • Katunet e mobilizuar për të ofruar shërbime në turizëm;
  • Produktet dhe shërbimet turistiketë zhvilluar rreth katuneve;
  • Vlerat kulturore, natyrore dhe bujqësore të katuneve të promovuar.

Grupet e synuara (targetuara):

  • Familjet në 90 katunë të zonës ndërkufitare me një popullsi prej afërsisht 1000 njerëz;
  • Gratë rurale në katune dhe komunitetet në zonën ndërkufitare, afërsisht 100 prej tyre;
  • Popullsia rurale në zonën ndërkufitare (20,000 prej tyre);
  • Turistë vendas dhe të huaj (afërsisht 2000 prej tyre).

Zona e projektit:

Komunat Berane, Petnjicë, Rozhajë dhe Bijello Pole (Mal i Zi) dhe komunat Istog dhe Pejë (Kosovë).

Ndikimi i projektit:

Projekti do të zhvillojë një shteg tematik reth katuneve, ndërsa 90 familje përgjatë shtegut do të përfitojnë duke iu prokuruar dhe vendosur sisteme solare dhe duke iu ofuar mundësi për ngritjen kapaciteteve për të ofruar shërbime turistike. Përveç kësaj, kampet dhe vendpushimet do të vendosen dhe do të prodhohet material promovues i shtypur dhe dixhital.