Përfituesit nga granti:
- Oda Ekonomike e Malit të Zi
- Qendra Rajonale e Biznesit Berane
- Oda Ekonomike e Republikës së Kosovës
- Instituti i Arsimit, Trajnimit dhe Hulumtimit – ETRI
Vlera totale e projektit: 262,796.22 €
Granti total i BE-së: 233,376.78 €
Kohëzgjatja e projektit: 18 muaj
Rezultatet e pritura të projektit:
- Rritja e aftësive dhe kompetencave profesionale të të rinjve dhe grave të papunësuara në rajonin ndërkufitar me qëllim plotësimin e nevojave për punësim në sektorin e turizmit dhe hotelerisë;
- Zhvillimi i aftësive të vetëpunësimit/sipërmarrjes – planifikimi strategjik, rrjetëzimi, marketingu dhe shitjet – midis të rinjve dhe grave në rajonin ndërkufitar në fushën e bujqësisë, gastronomisë dhe zejeve tradicionale;
- Krijimi i një brendi ndërkufitarë për promovimin e produkteve dhe shërbimeve vendore, me qëllim përmirësimin e konkurrencës, promovimin e vetëpunësimit, si dhe krijimin e parakushteve për punësim të mëtejshëm në sektorët prioritarë në rajonin ndërkufitar;
Grupet e synuara (targetuara): Punëkërkuesit me nivel të ulët arsimimi ose me nivel të ultë të kualifikimeve dhe aftësive që nuk përputhen me kërkesën e tregut të punës, të rinj dhe gra (mosha 15 – 29 vjeç) që kërkojnë punësim – minimalisht 70 të paktën 50% gra, minimum 25% gjejnë punë; Pronarët e bizneseve /punëdhënësit.
Zona e projektit Andrijevicë, Berane, Bijello Pole, Guci, Kollashin, Petnjicë, Mojkovac, Plavë dhe Rozhajë; Kosovë: Pejë, Junik, Deçan, Istog, Klin dhe Gjakovë.
Ndikimi i projektit
Projekti do të rrisë nivelin e punësimit të grupeve vulnerabël, grave dhe të rinjve, të cilët jetojnë në rajonin ndërkufitar – si të atyre që nuk kanë aftësi specifike për të gjetur punë, ashtu edhe të atyre që kanë ide biznesi, por nuk kanë njohuritë e nevojshme për t’i zbatuar ato. Në të njëjtën kohë, do t’u mundësojë punëdhënësve nga sektori i turizmit/mikpritjes t’i trajnojnë ata dhe në këtë mënyrë të marrin punonjës që përputhen me nevojat e tyre.