Përfituesit nga granti:
Vlera totale e projektit: 400,000.00 €
Granti total i BE-së: 340,000 €
Kohëzgjatja e projektit: 24 muaj
Rezultatet e pritura të projektit:
- Lokaliteti i trashëgimisë kulturore në Kosovë i përshtatur dhe i rikthyer në përdorim;
- Rivitalizimi i rrugëve të vjetra të qytetit të vjetër të Tivarit nëpërmjet pastrimit dhe punimeve të vogla konservuese;
- Instalimi i sinjalizimit dhe përmirësimi i shënjimit dhe interpretimit të rrugëve kulturore në Qytetin e Vjetër të Tivarit, me fokus të veçantë në interpretimin për grupet e margjinalizuara;
- Qendra Kreative e Rajonit Ekonomik Perëndimor në Kosovë e themeluar në bazë të udhëzimeve të Qendrës Kreative të sapoformuar në Tivar;
- Rritja e kapaciteteve të palëve të interesuara përkatëse nga komunat ndërkufitare, përfshirë të rinjtë, në fushën e ripërdorimit adaptiv të objekteve të trashëgimisë kulturore, interpretimit të vendeve të trashëgimisë dhe menaxhimit të turizmit.
Grupet e synuara (targetuara): OSHC-të që punojnë në fushën e kulturës, trashëgimisë kulturore dhe natyrore dhe fusha të tjera; Autoritetet lokale dhe kombëtare; Komunitetet lokale; Profesionistë të rinj; Praktikues të industrisë së turizmit; Turistë/vizitorë kombëtarë dhe ndërkombëtarë.
Zona e projektit Mali i Zi: komuna Tivarit; Kosovë: komuna Pejes, Junikut, Istogut, Klines, Deçanit dhe Gjakoves.
Ndikimi i projektit
Projekti synon të ketë një efekt të matshëm për rritjen e qëndrueshme ekonomike nëpërmjet vlerësimit të trashëgimisë kulturore. Projekti i sheh mjediset kulturore si burime të rëndësishme jo vetëm për nxitjen e turizmit, por edhe për zhvillimin e bashkëpunimit ndërkufitar nepërmjet industrisë kreative dhe inovative.