Home / Projektet e Thirrjes së III / Marrëveshja e gjelbër ndërkufitare

Marrëveshja e gjelbër ndërkufitare

Përfituesit nga granti:

Vlera totale e projektit: 493,683.21 €

Granti total i BE-së: 399,900.00 €

Kohëzgjatja e projektit: 24 muaj

Rezultatet e pritura të projektit:

  • Përmirësimi i kapaciteteve teknike dhe të personelit të kompanive dhe institucioneve mjedisore në rajonin e synuar për menaxhimin e mbetjeve inerte dhe kontrollin e ndotjes së ajrit;
  • Institucionet për mbrojtjen e mjedisit dhe kompanitë e zonës së synuar të njoftuar me praktikat e mira të BE-së për menaxhimin e mbetjeve inerte;
  • Hartimi i rekomandimeve për përmirësimin e menaxhimit të mbetjeve të ngurta në nivel lokal;
  • Përmirësimi i bashkëpunimit ndërmjet palëve të interesuara mjedisore nga Mali i Zi dhe Kosova;
  • Popullsia në zonën ndërkufitare është e vetëdijshme për rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit, përmirësimin e menaxhimit të mbetjeve inerte dhe rëndësinë e riciklimit.

Grupet e synuara (targetuara): Kompanitë e shërbimeve komunale në rajonin e synuar dhe punonjësit e tyre (rreth 100 punonjës); Inspektoratet e shërbimeve komunale dhe shërbimet e inspektimit në rajonin e synuar dhe punonjësit e tyre (rreth 40 punonjës); Autoritetet lokale në rajonin e synuar dhe punonjësit e tyre (rreth 20 punonjës); Shkollat dhe nxënësit (të paktën 10 shkolla dhe 1000 nxënës); Popullsia lokale – afërsisht 35,000 njerëz (rreth 5% e numrit të përgjithshëm të popullsisë që do të përfitojnë drejtpërdrejt nga krijimi i kushteve për përmirësimin e menaxhimit të mbetjeve dhe/ose të cilët do të përfshihen në fushata publike vetëdijësuese); Ministria e Ekologjisë, Planifikimit Hapësinor dhe Urbanizmit të Malit të Zi; Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të Kosovës; Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Malit të Zi; Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës.

Zona e projektit Mali i Zi: Andrijevicë, Tivar, Berane, Bijello Pole, Guci, Kollashin, Mojkovac, Petnjicë, Plavë, Podgoricë, Tuz, Rozhajë dhe Ulqin; Kosovë: Pejë, Istog, Klinë, Junik, Deçan dhe Gjakovë.

Ndikimi i projektit

Ndikimi kryesor i projektit do të jetë në kushtet e ofruara për cilësi më të mirë të jetës së qytetarëve dhe për ruajtjen e burimeve të pasura natyrore të zonës kufitare përmes reduktimit të efekteve negative të mbetjeve në mjedis dhe shëndetin e njerëzve. Kjo do të bëhet përmes një qasjeje të kombinuar duke përfshirë prokurimin e automjeteve dhe pajisjeve të reja, prokurimin dhe vendosjen e kontejnerëve të rinj të mbeturinave, disa prej të cilëve do të organizohen si ishuj të gjelbër, trajnimeve të specializuara për punonjësit e kompanive publike, inspektorateve dhe autoriteteve lokale, përmirësimin e bashkëpunimit ndërkufitar, njohjen me praktikat më të mira të BE-së në këtë fushë dhe përmes përmirësimit të njohurive të popullsisë vendase mbi rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit, menaxhimit të duhur të mbetjeve, riciklimit dhe rolit të tyre për minimizimin e efekteve negative të mbetjeve në mjedis dhe shëndet.

LAJME TË PROJEKTIT