Përfituesit nga granti:
Vlera totale e projektit: 209,448.10 €
Granti total i BE-së: 178,030.88 €
Kohëzgjatja e projektit: 24 muaj
Rezultatet e pritura të projektit:
- Të rinjtë në rrezik në të dy vendet janë të fuqizuar ekonomikisht dhe kanë fituar përvojë pune;
- Ish-të burgosurit në të dy vendet kanë fituar aftësi dhe kanë akses në tregun e punës;
- Institucionet e politikës sociale dhe mbrojtjes sociale nga rajoni ndërkufitar vendosën bashkëpunim dhe forcuan aftësitë e tyre në zhvillimin e politikave sociale për të aktivizuar përdoruesit përfundimtarë.
Grupet e synuara (targetuara): Të rinjtë në rrezik – rinia në konflikt me ligjin; të rinjtë nga familjet e pafavorizuara; të rinjtë LGBTIQ+; të rinjtë romë; të rinjtë me një histori të përdorimit të drogës; Të burgosur aktual dhe ish të burgosurit nga Mali i Zi dhe Kosova.
Zona e projektit Mali i Zi: Podgoricë, Tuz, Bijello Pole, Plavë dhe Berane; Kosovë: Pejë, Istog dhe Gjakovë.
Ndikimi i projektit
Projekti synon të kontribuojë për rritjen e nivelit të përfshirjes sociale të grupeve vulnerabël të popullsisë si dhe aksesin e tyre në tregun e punës duke rritur punësueshmërinë e grupeve të të rinjve në rrezik dhe duke kontribuar për ri-integrimin social të të burgosurve dhe ish të burgosurve përmes fuqizimit ekonomik. Një nga fokuset është edhe forcimi i kapaciteteve të institucioneve të përkujdesit social për të punuar me popullatën vulnerabël.