Përfituesit nga granti:
Vlera totale e projektit: 479,027.23 €
Granti total i BE-së: 399,937.23 €
Kohëzgjatja e projektit: 22 muaj
Rezultatet e pritura të projektit:
- Përgatitja e planeve të menaxhimit të mbetjeve inerte përmes qasjes pjesëmarrëse të qytetarëve në të dy komunat;
- Kapacitete të përmirësuara të kompanive publike për menaxhimin e mbetjeve dhe për ofrimin e shërbimeve;
- Rritja e vetëdijes për konceptin e zero mbetjeve dhe promovimi i rezultateve të projektit.
Grupet e synuara (targetuara): Të punësuarit në ndërmarrjet publike në Tuz dhe Pejë (40), të punësuar në organet lokale dhe kombëtare në Mal të Zi dhe Kosovë (20), qytetarët e Tuzit dhe Pejës (50,000), mësimdhënësit dhe nxënësit në Tuz dhe Pejë (Tuzi 300, Pejë 300 ), përfaqësues të organizatave joqeveritare që merren me mbrojtjen e mjedisit (10), NVM-të dhe prodhuesit bujqësorë (80).
Zona e projektit Komuna e Tuzit dhe Komuna e Pejes.
Ndikimi i projektit
Duke zbatuar konceptin e zero mbetjeve në të dy komunat, projekti do të ketë një ndikim të prekshëm në rritjen e vetëdijes së “gjeneratës së re” për rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit.