Përfituesit nga granti:
- Fondi për Zhvillimin e Komunitetit (CDF)
- Komuna e Klinës
- Qendra për Iniciativa turistike të Qëndrueshme
- Organizata Nacionale Turistike e Malit të Zi
Vlera totale e projektit: 404,235.73 €
Granti total i BE-së: 343,600.33 €
Kohëzgjatja e projektit: 24 muaj
Rezultatet e pritura të projektit:
- Formimi i një klasteri turistik ndërkufitar me qëllim të krijimit të një oferte turistike tematike të njohur “TIME TRAVEL” që lidh 5 lokalitete kryesore të trashëgimisë në Kosovë me 5 lokalitete të trashëgimisë në Mal të Zi;
- Zbatimi i ndërhyrjes së lehtë infrastrukturore në mënyrë që vizitorët të kenë akses në produktet kryesore (instalimi i sinjalistikës dhe rrugëve për interpretimin e trashëgimisë për qëllime turistike);
- Ngritja e kapaciteteve të grupeve të synuara në lidhje me zhvillimin dhe menaxhimin e aseteve të identifikuara të trashëgimisë kulturore dhe potencialin e tyre për përhapje dhe përmirësim të mjedisit ekonomik dhe social në zonën ndërkufitare;
- Zbatimi i një fushate të përbashkët marketingu.
Grupet e synuara (targetuara): Autoritetet rajonale, lokale dhe qendrore; Komunitetet dhe njësit turistike dhe departamentet dhe punonjësit e tyre; Parqet Kombëtare, Institucionet për menaxhimin e trashëgimisë natyrore dhe kulturore; Operatorët privatë në turizëm; Familjet rurale dhe personat e papunë; Shoqatat dhe institucionet kulturore dhe folklorike dhe organizata të tjera të shoqërisë civile që punojnë në fushën e trashëgimisë.
Zona e projektit Mali i Zi: komunat Rozhajë, Petnjicë, Ulqin dhe parqet nacionale Skadarsko jezero, Biogradska Gora dhe Prokletije; Kosovë: komunat Pejë, Deçan, Klinë dhe parku nacional Bjeshket e Nemuna.
Ndikimi i projektit
Rritja e numrit të vizitorëve në zonën ndërkufitare; Ofertat turistike kulturore e larmishme me produkte dhe shërbime të reja dhe unike të promovuara në nivelin lokal dhe ndërkombëtar përmes aktiviteteve të ndryshme promovuese; Grupet e interesit të projektit të kyçura përmes trajnimeve të ofruara nga projekti në fushën e menaxhimit dhe promovimit të trashëgimisë kulturore.