Përfituesit nga granti:
- Komuna e Pejës
- Agjencia e Zhvillimit Rajonal – Perëndim (AZHR-Perëndim)
- Agjencia për Zhvillim Rajonal për Bjelasicë, Komovi dhe Bjeshkët e Nemuna
Vlera totale e projektit: 456,106.76 €
Granti total i BE-së: 387,690.74 €
Kohëzgjatja e projektit: 24 muaj
Rezultatet e pritura të projektit:
- Rritja e kapaciteteve për turizmin rural;
- Oferta turistike e zhvilluar në fshatra;
- Promovimi i ofertës turistike në fshatra.
Grupet e synuara (targetuara): 50 amvisëri rurale në zonën ndërkufitare të Kosovës dhe Malit të Zi; 20 organizata dhe shoqata turistike në zonën ndërkufitare; 8 agjenci turistike në zonën ndërkufitare; 15 komunitete rurale në zonën ndërkufitare.
Zona e projektit Mali i Zi: Plavë, Andrijevicë, Berane, Guci, Bijello Pole, Mojkovac dhe Tivar; Kosovë: Komuna e Pejës.
Ndikimi i projektit
15 komunitete rurale të mbështetura me infrastrukturën dhe sinjalizimin turistik, zhvillimin e kapaciteteve, investimet direkte në nivel familjar dhe materialet dhe aktivitetet promovuese, në zhvillimin e ofertave të tyre të turizmit rural që do të ofrojnë mundësi punësimi, gjenerojnë të ardhura dhe rritje ekonomike.