Përfituesit nga granti:
- Instituti për Studime dhe Projeksione Strategjike (ISSP)
- Oda Ekonomike e Malit të Zi
- Komuna e Mojkovcit
- Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP)
Vlera totale e projektit: 206,250.56 €
Granti total i BE-së: 165,000.00 €
Kohëzgjatja e projektit: 24 muaj
Rezultatet e pritura të projektit:
- Përmirësimi i pozitës sociale të të rinjve që nuk janë të përfshirë në arsim, punësi apo trajnim (NEET) në komunat e përzgjedhura në Mal të Zi dhe Kosovë duke përmirësuar punësueshmërinë e tyre dhe lidhjen e tyre me punëdhënësit potencial;
- Bërja e hulumtimeve gjithëpërfshirëse etnografike të të rinjve NEET që do të shërbejë si bazë për të gjitha aktivitetet dhe politikat e ardhshme zhvillimore;
- Rrjetëzimi i të rinjve NEET dhe palëve të ndryshme të interesuara përmes një platforme të veçantë kushtuar atyre dhe përmes rrjeteve ndërkufitare, si dhe promovimi i lëvizshmërisë së fuqisë punëtore;
- Përmirësimi i njohurive dhe i aftësive të të rinjve NEET në komunat e përzgjedhura për të kërkuar punësi në mënyrë aktive;
- Një pjesë e të rinjve NEET arrin të gjejë një punë;
- Vendosja e komunikimit dhe bashkëpunimit ndërmjet të rinjve NEET dhe institucioneve vendore, që paraqet bazën për hapat e mëtejshëm drejt përmirësimit të pozitës së të rinjve NEET.
Grupet e synuara (targetuara): të rinjtë NEET, përfaqësuesit e autoriteteve lokale dhe kombëtare.
Zona e projektit Rajoni Veriut – Mojkovac, Bijello Pole, Rozhajë, Plavë dhe Guci; Kosova: Rajoni përendimorë – Peja, Juniku dhe Deçani.
Ndikimi i projektit
Rritja e punësimit dhe qasja më e mirë në tregun e punës do të përmirësojë pozitën sociale të të rinjve NEET në komunat e përzgjedhura në Mal të Zi dhe Kosovë. Rritja e kapaciteteve të komuniteteve lokale dhe aktorëve lokalë për të kuptuar rëndësinë e përfshirjes së të rinjve NEET në shoqëri dhe të kontributit të aktivizimit të tyre për arritjen e qëllimeve strategjike në nivel lokal dhe kombëtar.