Përfituesit nga granti:
- Qendra Kosovare për Zhvillim
- Organizata turistike Plavë
- Ndërmarrja e Ujësjellësit “BISTRICA”, SH.P.K. Bijelo Polje
- Ndërmarrja Rajonale e Ujësjellësit “HIDRODRINI” SH.A. PEJË
Vlera totale e projektit: 523,577.60 €
Granti total i BE-së: 399,000 €
Kohëzgjatja e projektit: 24 muaj
Rezultatet e pritura të projektit:
- Përmirësimi i menaxhimit të ujërave në komunën e Pejës (Kosovë) dhe të Bijello Poles (Mali i Zi);
- Rritja e njohurive dhe e ndërgjegjësimit të popullatës në Pejë dhe Bijello Pole për nevojën dhe rëndësinë e ruajtjes së burimeve ujore.
Grupet e synuara (targetuara): Kompanitë publike të furnizimit me ujë në komunën e Pejës (Kosovë) dhe të Bijello Poles (Mali i Zi), banorët e tyre dhe përdoruesit e rrjetit të ujësjellësit
Zona e projektit Komuna e Pejes (Kosovë) dhe Komuna Bijello Pole (Mali i Zi)
Ndikimi i projektit
Zhvillimi i potencialit të komunave të Pejës dhe Bijelo Polje për menaxhimin e mbrojtjes dhe ruajtjes së burimeve ujore, si dhe përmirësimi i njohurive të banorëve të zonave ndërkufitare për menaxhimin dhe ruajtjen e burimeve ujore.