Përfituesit nga granti:
- OJQ Prishtina REA
- Shoqata e Alpinizmit “Gjeravica” nga Kosova
- Komuna e Kollashinit
- Instituti për Ndërmarrësi dhe Zhvillim Ekonomik
Vlera totale e projektit: 427,507.70 €
Granti total i BE-së: 274,332.70 €
Kohëzgjatja e projektit: 24 muaj
Rezultatet e pritura të projektit:
- Seti i Menaxhimit të Qëndrueshëm Efektiv i promovuar, projektuar dhe instaluar në 70 biznese të orientuara nga turizmi;
- Rritja e ndërgjegjësimit të të paktën 40 bizneseve hoteliere në rajonin ndërkufitar në lidhje me kulturën e sistemit të eko-zhvillimit;
- Përkrahet procesi i certifikimit të standardeve të pranueshme ndërkombëtare, sepse eko-turizmi vlerëson konceptet e reja në zhvillimit (20 subjekte të orientuara drejt turizmit të certifikuara);
- Zhvillimi dhe instalimi i Platformës së Integruar të Turizmit dhe Komunikimit ndër-rajonal (një platformë e përbashkët CBC në interent);
- Qasje e përmirësuar në rrjetet e orientuara ekonomike dhe kulturore, lehtësimi i hapjes së zhvillimit ndërrajonal dhe promovimi i ushqimit dhe pijeve lokale etno dhe tradicionale përmes dy festivaleve ndërkufitare (CB) dhe dy shtigjeve ekologjike (rreth 60 sipërmarrës).
Grupet e synuara (targetuara): Sektori i turizmit në rrethinë, aktorët e biznesit të orientuar drejt turizmit, biznesi i vogël dhe familjar rural, organizatat turistike, operatorët turistikë, specialistet e auditimit të etiketës Eco-label, komunitetet ndërkufitare, departamentet përkatëse komunale lokale, organizatat turistike që veprojnë, atraksionet e vjetra arkeologjike dhe rurale të trashëgimisë kulturore, organet kombëtare të tregtisë, industrisë dhe turizmit.
Zona e projektit Mali i Zi: Kollashin, Berane dhe Rozhajë; Kosovë: Pejë, Istok dhe Deçan.
Ndikimi i projektit
Impakti është promovimi i pjesëmarrjes së ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme që synojnë sistemet e certifikimit të BE-së, në veçanti, Ecolabel-in e BE-së dhe EMAS-in me synim përshtatjen e nevojshme për të kërkuar skema certifikimi përkatëse dhe të arritshme, që janë të njohura ndërkombëtarisht.