Programi i bashkëpunimit ndërkufitar Mali i Zi – Kosovë për 2021-2027 do të zbatohet përmes grupeve tematike dhe prioriteteve:
Grupi tematik 1: Përmirësimi i mundësive të punësimit dhe të drejtave sociale
Prioriteti tematik 1: Punësimi, lëvizshmëria krahut/ofertës së punës dhe përfshirja sociale dhe kulturore përtej kufijve
- Objektivi specifik 1.1: Rritja e punësimit ndërkufitar të të rinjve dhe njerëzve vulnerabël
Grupi tematik 4: Përmirësimi i mjedisit të biznesit dhe konkurrueshmërisë
Prioriteti tematik 5: Turizmi dhe trashëgimia kulturore dhe natyrore
- Objektivi specifik 2.1: Nxitja e turizmit të qëndrueshëm në rajonin ndërkufitar
Shënim: Grupi tematik 5 (Kapaciteti i përmirësuar i autoriteteve lokale dhe rajonale për të trajtuar sfidat lokale) do të përfshihet në dokumentin e programit.
Zona e programit në Mal të Zi do të jetë: Andrijevica, Tivar, Berane, Bijelo Pole, Guci, Kolashin, Mojkovac, Petnjicë, Plavë, Podgoricë, Rozhaje, Tuz, Ulqin dhe Zetë, ndërsa në Kosovë: Pejë, Istog, Kline, Junik, Deçan dhe Gjakovë.
Buxheti i përgjithshëm i programit është 9.734.118 euro, ndërsa kontributi i BE-së është 8.400.000 euro.
Dokumenti i programit për Programin e Bashkëpunimit Ndërkufitar Mali i Zi – Kosovë për 2021-2027 mund të shkarkohet këtu.