Home / Njoftime / Publikohet njoftimi mbi Sesionet Informuese

Publikohet njoftimi mbi Sesionet Informuese

Në Thirrjen e Dytë për dërgimin e projekt-propozime në kuadër të Programit IPA të bashkëpunit ndërkufitar Mal i Zi-Kosovë 2014-2020, përfituesit potencialë mund të aplikojnë me projekte në kuadër të prioriteteve tematike të lidhura me punësimin, mobilitetin e punës dhe përfshirjen sociale dhe kulturore përgjatë kufirit, si dhe me promovimin e turizmit , trashëgimisë kulturore dhe natyrore.

 

Autoriteti kontraktues (CFCU i Malit të Zi) ka shpallur Thirrjen e Dytë më 15 janar të vitit 2019 dhe do të jetë e hapur deri më 15 prill të vitit 2019. Fondet që do të jenë në dispozicion për këtë thirrje janë 2,040,000.00 euro dhe do të mbulojnë këto prioritete tematike (PT):

 

  • PT 1 – “Promovimin e Punësimit, lëvizshmëria e krahut/ofertës së punës dhe përfshirjes kulturore dhe sociale përgjatë kufirit” (840,000.00 euro);
  • PT 3 – “Inkurajimi i turizmit, trashigimisë kulturore dhe natyrore” (1,200,000.00 euro).

Këtu mund të shkarkoni Paketën e aplikimit për këtë Thirrje.

 

Sesionet informuese që do të organizohen me rastin e publikimit të Thirrjes së Dytë për dërgimin e projet-propozime në kuadër të IPA Programit të bashkëpunimit ndërkufitar Mal i Zi-Kosovë 2014-2020  do të mbahen sipas orarit në vijim:

  • Kosovë:
    • Gjakovë, 26 shkurt 2019, hoteli „Carshia e Jupave“ (këtu mund të shkarkoni agjenden);
    • Pejë, 27 shkurt 2019, hoteli „Dukagjini“ (këtu mund të shkarkoni agjenden);
  • Mal i Zi:
    • Kolashin, 28 shkurt 2019, hoteli „Four Seassons“ (këtu mund të shkarkoni agjenden);
    • Ulqin, 1 mars 2019, hoteli „The Long Beach“ (këtu mund të shkarkoni agjenden).

Në rast se dëshironi të merrni pjesë në evenimente që do të organizohen në Kosovë, ju lutemi konfirmoni pjesëmarrjen e organizatës/institucionit tuaj në Sesionin Informues duke na dërguar formularin e plotësuar të regjistrimit (klikoni këtu për të shkarkuar formularin e aplikimit për Sesionet Informative në Kosovë) në e-mail adresën: gazmir.raci@jts-mne-alb-mne-kos.org deri me datën, 19 shkurt 2019, e marte, në ora 15.00h.

 

Në rast se dëshironi të merrni pjesë në evenimente që do të organizohen në Mal të Zi, ju lutemi konfirmoni pjesëmarrjen e organizatës/institucionit tuaj në Sesionin Informues duke na dërguar formularin e plotësuar të regjistrimit (klikoni këtu për të shkarkuar formularin e aplikimit për Sesionet Informative në Mal të Zi) në e-mail adresën: almir.causevic@jts-mne-alb-mne-kos.org deri me datën, 21 shkurt 2019, e enjte, në ora 15.00h.