Home / Njoftime / Publikohet numri i tetëmbëdhjetë i buletinit “Përmirësimi i Bashkëpunimit”

Publikohet numri i tetëmbëdhjetë i buletinit “Përmirësimi i Bashkëpunimit”

Kemi kënaqësi t’ju prezantojmë botimin e tetëmbëdhjetë të buletinit “Përmirësimi i Bashkëpunimit” përgatitur nga Sekretariati i Përbashkët Teknik i IPA II Programeve të Bashkëpunimit ndërkufitar Mali i Zi – Shqipëri dhe Mali i Zi – Kosovë 2014-2020.

Në këtë botim ju informojmë mbi:

  • Ditën e Bashkëpunimit Evropian, e cila është shënuar për herë të parë në Pejë;
  • Projektet e financuara brenda thirrjes së dytë dhe të tretë të IPA II Programit të Bashkëpunimit ndërkufitar Mali i Zi – Shqipëri 2014 -2020 dhe Mali i Zi – Kosovë 2014 -2020;
  • Aktivitetet e zbatuara në kuadër të IPA II Programeve të bashkëpunimit ndërkufitar Mali i Zi- Shqipëri dhe Mali i Zi- Kosovë 2014 – 2020;
  • Faktet kryesore për programet e bashkëpunimit ndërkufitar IPA III Mali i Zi – Shqipëri dhe Mali i Zi – Kosovë 2021-2027;

Buletini është përgatitur në gjuhen angleze, malazeze dhe shqipe. Klikoni këtu për të shkarkuar Buletinin.