Ceremonia e solemne u mbajt në Prishtinë me rastin e ndarjes së granteve në kuadër të bashkëpunimit ndërkufitar midis Malit të Zi dhe Kosovës. Komuna e Andrijevicës aplikoi në kuadër të kësaj Thirrjeje për projekt-propozime dhe u zgjodh për t’u financuar për një projekt që lidhet me zhvillimin e bujqësisë.
Vlera e projektit është rreth 262,545 euro, realizimi i të cilit do të forcojë sektorin bujqësor. Projekti është dedikuar për fermerët dhe të rinjtë nga rajoni i synuar (Andrijevicë, Plavë dhe Berane).
Ky projekt paraqet një hap të madh për Komunën dhe është një nga prioritetet strategjike në periudhën pesëvjeçare dhe zbatimi i tij do të ndikojë ndjeshëm në zhvillimin e mëtejshëm të bujqësisë.
Periudha e planifikuar për zbatimin e projektit është 18 muaj.
Burimi: Komuna e Andrijevices.