Home / Njoftime / Punëtori ndërkufitare për gazetarët

Punëtori ndërkufitare për gazetarët

Sekretariati i Përbashkët Teknik organizoi një punëtori ndërkufitare për gazetarët në kuadër të Programit Mal i Zi – Kosovë me mbështetjen e Strukturave Operative të Programit, Ministrisë së Çështjeve Evropiane të Malit të Zi, Ministrisë së Financave të Malit të Zi – CFCU dhe Ministrisë së Pushtetit Lokal të Kosovës. Punëtoria u mbajt më 1 korrik të vitit 2022 dhe përfshinte vizitën e projekteve që ishin/janë duke u zbatuar në komunat e Gucisë, Plavës dhe Andrijevicës. Gazetarët u shoqëruan gjatë aktivitetit promovues nga Sanja Todoroviq, shefe e Sekretariatit të Përbashkët Teknik, Almir Çausheviq, zyrtarë i Sekretariatit të Përbashkët Teknik dhe Stefan Bulatoviq, përfaqësues i Ministrisë së Çështjeve Evropiane të Malit të Zi.

 

Gjatë punëtorisë, gazetarët paten mundësinë të vizitojë rezultatet që janë arritur në kuadër të projekteve të kontraktuara në kuadër të Thirrjes së pare dhe të dytë në kuadër të Programit IPA BNK Mali i Zi-Kosovë, më saktësisht projektet  Zhvillimi i eko-turizmit në Alpet Ballkanike; Bjeshkët e Nemuna – destinacion natyror tërheqës; Iniciativa të përbashkëta ndërkufitare për menaxhim më të mirë të mbeturinave; Qendrat turistike për oferta më të mira turistike në zonat malore më pak të zhvilluara; Transhumance – ofertë e re turistike në Kosovë dhe Mal të Zi; dhe Trashëgimia kulturore – Thesar i rajonit ndërkufitar.

 

 

Në komunën e Gucisë gazetarët patën mundësinë të vizitojnë Qendrën Informative të ngritur në kuadër të projektit Trashëgimia kulturore – Thesar i rajonit ndërkufitar dhe të marrin informacione të detajuara nga përfituesit e projektit për aktivitetet që janë zhvilluar apo janë paraparë në kuadër të projektit. Gjithashtu, ata vizituan Organizatën turistike të Gucisë ku u informuan për projektet e realizuara dhe patën mundësinë të shohin pajisjet dhe materialet promovuese të prodhuara në kuadër të projekteve Zhvillimi i eko-turizmit në Alpet Ballkanike dhe Bjeshkët e Nemuna – destinacion natyror tërheqës.

 

 

Për më tepër, ata patën mundësinë të dëgjojnë nga Kryetarja e Komunës së Gucisë znj. Anela Çekiq dhe zyrtarë të tjerë vendorë se si bashkëpunimi ndërkufitar dhe fondet e BE-së kontribuan në zhvillimin e sektorit të turizmit në Komunën e Gucisë dhe të informohen mbi oferten e re turistike “Si të kaloni 1, 4 apo 7 ditë në Bjeshkët e Nemuna”.

 

 

Pas një pushimi të shkurtër, udhëtimi vazhdoi drejt komunës së Plavës, ku u realizua vizita në oborrin e riciklimit në Plavë të krijuar në kuadër të projektit të Iniciativa të përbashkëta ndërkufitare për menaxhim më të mirë të mbeturinave. Për procesin e riciklimit që u krijua për herë të parë në Malin e Zi të Veriut, menaxhimin e oborrit të riciklimit dhe tema të tjera, gazetarët paten rastin të bisedojnë me drejtorin e Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike të Plavës, z. Ervin Toshiq. Gazetarët shfrytëzuan rastin për të marrë informacion mbi sasinë e mbetjeve që riciklohen, mënyrat e grumbullimit dhe mënyrën e përdorimit të mbetjeve për qëllime shitjeje.

 

 

Pas Komunës së Plavës, vendi i radhës ishte Komuna e Andrijevicës, ku gazetarët u pritën nga autoritetet lokale në objektin e Komunës së Andrijevicës. Gazetarët patën mundësinë të diskutojnë për ndikimin e projektit Qendrat turistike për oferta më të mira turistike në zonat malore më pak të zhvilluara me nënkryetarin e komunës së Andrijevicës z. Vesko Raketiq, menaxherin e projektit z. Miodrag Ivanoviq, si dhe përfaquesit tjerë të pushtetit lokal.

 

 

Pas përfundimit të takimit brenda ndërtesës së komunës, gazetarëve u është ofruar mundësia të udhëtojnë deri në Krivi do (zona malore mbi Andrijevicë) dhe të vizitojë shtëpine e Turizmit/Bjeshkatarëve e cila është adaptuar në kuadër të projektit të lartpërmendur. Në vendin e ngjarjes në Krivi do, gazetarët janë informuar nga menaxheri i projektit z. Miodrag Ivanoviq për planin e menaxhimit të objektit, shtigjet e përbashkëta që do të vendosen për të lidhur shtëpinë e bjeshkatarëve/turistike në Krivi Do me shtëpinë e ndërtuar në Bjeshket e Belegut në Kosovë, si dhe për kapacitetet dhe shërbimet që do të ofrohen në objektin në Krivi Do.

 

 

Në fund, gazetarët u pritën nga familja Asanoviq e cila është pronare e katunit në Baçko Brdo dhe është një nga amvisëritë që ishin përfituesit final të projektit Transhumance – ofertë e re turistike në Kosovë dhe Mal të Zi. Në vendin e ngjarjes në Baçko Brdo, z. Dalibor Shekularac nga Agjencia për Zhvillim Rajonal për Bjelasicë, Komovi dhe Prokletije, si përfitues i projektit, dha informacion mbi zonën dhe arrtijet që rezultuan nga projekti. Gjatë drekës tradicionale që u organizua nga familja Asanoviq, gazetarët patën mundësinë të diskutojnë dhe të marrin më shumë të dhëna mbi ndikimin e projektit nga përfituesit final.