Home / Njoftime / Sesion Informativ Online për Thirrjen e Tretë

Sesion Informativ Online për Thirrjen e Tretë

Pas publikimit të Thirrjes së Tretë për projekt Propozime në kuadër të Programit IPA për Bashkëpunim Ndërkufitar Mali i Zi-Kosovë 2014-2020 kemi kënaqësinë t’ju informojmë se do të organizohet Sesioni Informativ online, me qëllim të prezantimit të rregullave të Thirrjes së Tretë për Propozime më 25 maj 2021 nga ora 10.00 deri në orën 12.30h përmes programit MS Teams.

 

Të gjithë aplikantët që janë të interesuar për pjesëmarrje në sesionin mund të aplikojnë në adresën: gazmir.raci@jts-mne-alb-mne-kos.org deri më 18 maj 2021, jo më vonë se 12:00h.

 

Ju ftojmë që të dërgoni emrin e organizatës suaj, emrat e anëtarëve të ekipit tuaj si dhe adresat e tyre të e-mailit në e-mailin e lartpërmendur dhe brenda afatit të caktuar në mënyrë që të na mundësoni të ju dërgojmë linkun për sesionin.

 

Ju falënderojmë paraprakisht për regjistrimin tuaj.