Home / Njoftime / Sesioni informativ në kuadër të IPA Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar Mali i Zi-Kosovë

Sesioni informativ në kuadër të IPA Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar Mali i Zi-Kosovë

Pas publikimit të Thirrjes së Tretë për dërgimin e projekt-propozimeve në kuadër të IPA Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar Mali i Zi-Kosovë 2014-2020, u organizua në 25 maj të vitit 2021 nepërmjet platformes MS Teams një sesion informativ, që synonte prezantimin e rregullave të Thirrjes së Tretë për dërgimin e propjekt-propozimeve. Në sesionin informativ morën pjesë më shumë se 100 pjesëmarrës nga institucionet publike, qeveritë lokale, institucionet arsimore, shoqëria civile dhe media nga të dy vendet.

 

Siç është cekur në sesionin informativ të organizuar për të promovuar Thirrjen e Tretë për dërgimin e projekt-propozimeve në kuadër të IPA Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar  Mali i Zi-Kosovë, aplikuesit potencijal që mund të aplikojnë  me projekte të përbashkëta që do të zbatohen në Mal të Zi dhe Kosovë në fushat e punësimit, mbrojtjes së mjedisit dhe turizmit kanë në dispozicion 3.48 milion euro. Gjatë sesionit informativ, u theksua se IPA Programi për Bashkëpunim Ndërkufitar Mali i Zi-Kosovë 2014-2020 është një mundësi e shkëlqyeshme për bashkëpunim dhe shkëmbim përvojash, dhe se bashkëpunimi i mirë midis dy vendeve rezultoi në kontraktimin e trembëdhjetë projekteve me vlerë 4.7 milion euro në kuadët të Thirrjes së Parë dhe të Dytë.

 

Përfaqësuesit e Ministrisë së Financave dhe Mirëqenies Sociale të Malit të Zi, si Autoritet kontraktues i programit, u paraqitën pjesëmarrësve në sesionin informativ rregullat për të aplikuar në kuadër të Thirrjes së Tretë për dërgimin e projekt-propozimeve. Sesioni informative u organizua nga Zyra për Integrim Evropian të Malit të Zi në bashkëpunim me Drejtorinë për Financimin dhe Kontraktimin e Asistencës së BE-së nga Ministria e Financave dhe Mirëqenies Sociale e Malit të Zi dhe Ministria e Pushtetit Lokal të Republikes së Kosovës, me mbështetjen e Sekretariatit të Përbashkët Teknik të programit.