Home / Njoftime / Shpallet Thirja e Tretë për projekt propozime brenda Programit IPA për Bashkëpunim Ndërkufitar Mali i Zi-Kosovë 2014-2020

Shpallet Thirja e Tretë për projekt propozime brenda Programit IPA për Bashkëpunim Ndërkufitar Mali i Zi-Kosovë 2014-2020

Qeveria e Malit të Zi – Zyra e Integrime Evropiane dhe Drejtoria e Financës dhe Kontraktimit për Asistencën e Fondeve të BE në Ministrinë e Financave dhe Mirëqenies Sociale, në bashkëpunim me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal të Republikës së Kosovës ju ftojnë të përdorni fondet e BE-së dhe të aplikoni për projekte të përbashkëta nën Thirrjen e Tretë për projekt propozime në kuadër të Programit IPA për Bashkëpunim Ndërkufitar Mali i Zi-Kosovë 2014-2020.

 

Objektivi i përgjithshëm i kësaj thirrje është të përmirësojë standartet dhe cilësinë e jetës së njerëzve në zonën e programit nëpërmjet një zhvillimi ekonomik, social dhe mjedisorë të qëndrueshëm dhe gjithpërfshirës të rajonit në respekt të trashigimisë së përbashkët kulturore dhe natyrore.

 

Fondet në vlerë prej 3.48 milion EUR janë në dispozicion nën këtë thirrje dhe janë të përkushtuar për prioritet tematike në vijim (PT):

 

  • PT1: Promovimi i punësimit, lëvizshmëria e krahut/ofertës së punës dhe përfshirjes kulturore dhe sociale përmes kufirit;
  • PT2: Mbrotja e Mjedisit, promovimi i ndryshimeve klimatike dhe masave për zbutjen e tij, menaxhimi dhe parandalimi i rreziqeve;
  • PT3: Inkurajimi i Turizmit, Kulturës dhe Trashigimisë Natyrore;

 Thirrja është e hapur për persona juridikë dhe organizata jofitimprurëse të themeluara në Mal të Zi dhe Kosovë dhe që u përkasin kategorive të mëposhtme: qeveritë lokale dhe institucionet e tyre, shoqatat e komunave, agjencitë e zhvillimit, organizatat lokale të mbështetjes së biznesit, organizatat e turizmit dhe kulturës, OJQ-të, organet private dhe publike që mbështesin fuqinë punëtore, institucionet e trajnimit profesional dhe teknik, organet dhe organizata për mbrojtjen e natyrës, organet publike përgjegjëse për menaxhimin e ujit, shërbimet e zjarrfikëseve/emergjencës, shkollat, kolegjet, universitetet dhe qendrat kërkimore, duke përfshirë institucionet për trajnim profesional dhe teknik.

 

Afati i fundit për dorëzimin e projekt propozimeve është data 25 qershor 2021.

 

Më shumë informacion ju mund të shkarkoni këtu.